Zbulohet skenari: Prishja e koalicionit LVV-LDK i montuar nga prapaskenat e klanit Pronto dhe Hashim Thaçi

  • 23 March 2020 - 07:43
Zbulohet skenari: Prishja e koalicionit LVV-LDK i montuar nga prapaskenat e klanit Pronto dhe Hashim Thaçi

“Hashim zeza i Haxhi Brojes vret e pret për hajni dhe pushtet, dhe i futi në shamatë të gjithë ata të gjakut titist për të bërë hallakamë Kosovën, Se këta faqezinj janë të sëmur për pushtet dhe hajni, shikoni që as që zgjedhin mjete dhe as që u i intereson fati dhe shëndeti i qytetarëve të vendit. Kur tërë rruzullin tokësor e përfshiu "murtaja e zezë" tani si po thonë CORONAVIRUSI, në vend se të gjithë të bëhen bashkë për të luftuar këtë dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, kjo bandë e klaneve banditeske fusin përçarje dhe i ndërsejnë disa langonj që kanë ngrënë çorbën e kuzhinave të Kalimegdanit të Beogradit të lënë vendin pa institucione dhe ta marrin vendin me dajak në krah, krejt me qëllim për të plaçkitur edhe më tej deri në palcë. Pra, kjo dëshmohet se e kanë në gjak hajnin dhe tradhtinë’, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Reshat Badallaj, duke i komentuar zhvillimet dramatike që ndodhën brenda koalicionit LVV-LDK, ngritjen e mocionit nga vetë LDK-ja për ta prishur koalicionin me LVV-n e Albin Kurtit, thotë se këto ndryshime mundë të qojnë drejtë rikthimit të një strukture tjetër politike të korruptuar në pushtet, e cila nuk do ta lufton, por do ta mbron edhe të kaluarën kriminale dhe të gjitha veprimet tjera të kapjes së shtetit nga ish koalicioni PAN.

Badallaj thotë se është akt i ulët nëse Qeveria Kurti akuzohet tani nga opozita dhe ish partneri qeverisës LDK, kinse është përgjegjëse për zgjerimin e pandemisë së koronavirusit, kur dihet mirëfilli se kjo qeveri e mori mandatin vetëm para një muaj e gjysmë, me 3 shkurt. Badallajt thotë se ai e ka ditur kaherë që një skenar i prishjes së koalicionit të shpejtë do të përgatitet në prapaveprime, por ja që doli tani edhe kjo fatkeqësi natyrore me përmasa globale, koronavirusi, që po përdoret politikanët e pa përgjegjshëm të Kosovës për interesat e tyre të ngushta kriminale, duke mos treguar seriozitet dhe bashkëpunim për ta tejkaluar situatën por për të përfituar poenë politik dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetin, e për fat të keq, argat i së keqes po bëhet LDK-ja. “Me kohë e kam thënë se banda ogurzezë me e rrezikshme në tërë Ballkanin, që ndryshe quhej PAN, nga sëmundja e hajnisë dhe për pushtet nuk do bëjnë gjumë rehat. Kjo bandë hajnash e vagabondësh që i ndëshkoi populli si jashtëqitje janë ngritur taman si lugetër për kafshuar hajnisht Albin Kurtin, qëllimisht nuk po e them Qeverinë, sepse me kohë po ashtu kam thënë se edhe ortaku i tij, që quhet LDK, do t´i lënë krushqit në rrugë, sepse në tërë globin nuk ka më të pa besë. Bile këtë nuk e kam thënë pa fakte se së shpejti do të ndodhë dhe ja që ndodhi”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj është shumë i sigurt që krejt ky skenar krize, në këtë situatë, është rezultat i angazhimit në prapaskenë nga Presidenti Hashim Thaçi dhe servilët e tij.

Image
Reshat Badallaj

“Hashim zeza i Haxhi Brojes vret e pret për hajni dhe pushtet, dhe i futi në shamatë të gjithë ata të gjakut titist për të bërë hallakamë Kosovën, Se këta faqezinj janë të sëmur për pushtet dhe hajni, shikoni që as që zgjedhin mjete dhe as që u i intereson fati dhe shëndeti i qytetarëve të vendit. Kur tërë rruzullin tokësor e përfshiu "murtaja e zezë" tani si po thonë CORONAVIRUSI, në vend se të gjithë të bëhen bashkë për të luftuar këtë dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, kjo bandë e klaneve banditeske fusin përçarje dhe i ndërsejnë disa langonj që kanë ngrënë çorbën e kuzhinave të Kalimegdanit të Beogradit të lënë vendin pa institucione dhe ta marrin vendin me dajak në krah, krejt me qëllim për të plaçkitur edhe më tej deri në palcë. Pra, kjo dëshmohet se e kanë në gjak hajnin dhe tradhtinë’, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, populli ka votuar për ndryshime dhe jo për rikthim të qeverisjes së korruptuar nga mandati i kaluar, prandaj o tani i korr do të duhet kundërshtuar edhe qytetarët këtë manovër të orkestruar nga klani PRONTO.

“Populli i ka kuptuar hilen e kësaj bande hajnash dhe matrapazësh dhe do të duhej të ngrihen të gjithë në këmbë për të mbrojtur shtetin nga hienat dhe lugetërit që thyen qafen me marre të zezë duke i ndëshkuar populli në zgjedhjet e kaluara. kështu foli populli për tu larguar kjo bande banditësh duke besuar se do të çlirohet vendi nga hajnia dhe zhvatja. Dhe, shikoni tani se sa të pa fytyrë janë, shikoni tani se çfarë idiotizmi bëjnë. Kësaj bande kopukësh, kusarësh e cubash nuk i intereson as CORONAVIRUSI. Kësaj bande i intereson kapja e pushtetit me çdo kusht”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)