Usharët amerikanë e takojnë kryetarin e Vitisë, nuk e kanë ndalur bashkëpunimin
KFOR’i njofton se ushatarët amerikanë e kanë takuar kryetarin e Vitisë, ndërsa premtojnë bashkëpunim me të gjitha institucionet për ofrimin e sigurisë në vend.
Në njoftimin e KFOR’it thuhet se trupat ndërkombëtare paqëruajtëse në Kosovë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet në Kosovë, për të ofruar një mjedis të sigurt.
“Takimi i ushtarëve amerikanë të KFOR’it, Komanda Rajonale e Lindjes, me kryetarin e Vitisë. Ekipët ndërlidhëse të KFOR’it vazhdojnë të punojnë me institucionet e Kosovës për të mbajtur një mjedis të sigurt”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.
Kryetari i Vitisë ditë më parë i ka thënë medias se KFOR’i amerikan e kishte njoftuar se i ka suspenduar ndihmat për këtë qytet, për shkak të qëndrimit të Kryemnistrit Albin Kurti për tarifën ndaj produkteve serbe.
Komuna e Vitisë është e para e prekur nga virusi Covid-19 në Kosovë. Deri tani numëron shtatë raste të infektuara.
(Kosova Sot Online)