E thotë profesori i njohur: Agim Veliu u shkarkua me bazë ligjore, shkelësit e ligjit duan rrëzimin e Qeverisë

  • 24 March 2020 - 07:30
E thotë profesori i njohur: Agim Veliu u shkarkua me bazë ligjore, shkelësit e ligjit duan rrëzimin e Qeverisë

“Aktualisht në vendin tonë përjashtohet çfarëdo aktivitetit politik për përfitime të benefiteve pushtetare. Aq me pare kur Kryeministri Albin Kurti, kur e shkarkoi ministrin Veliu ,veproi konform me dispozitën e nenit 94 par. 1 al. 4 dhe nenin 97 par 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Referuar marrëveshjes politike ndërmjet partnerëve qeveritare ka vend për diskurs politik jashtë rrethanave shëndetësore të jashtëzakonshme, por kurrsesi jo në aktualitetin e rrezikshëm për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës Riza Smaka, duke e vlerësuar mënyrën dhe pretekstin për të cilin LDK-ja e ka ngritur mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, për të votuar marrjen e besimit dhe shkarkimin e saj, thekson se kjo mënyrë e sjelljes vjen si pasojë e mungesës totale të shtetit të së drejtës dhe respektimit të ligjeve dhe të kushtetutës së vendit. Profesor Smaka thotë se sa i takon shkarkimit të ministrit Agim Veli, nga ana e kryeministrit Kurti, vendimi është plotësisht në përputhje me përgjegjësit dhe autorizimet kushtetuese e ligjore të kryeministrit, prandaj në këtë çështje nuk ka pse të kundërshton LDK-ja dhe të ti kundërvihet partnerit qeverisës LVV.

Image
Riza Smaka

“Kosova është shtet juridik por mjerisht gjithnjë nuk është shtet i së drejtës. Shteti i se drejtës është niveli dhe pushteti sublim i shtetit juridik në të cilin kryesisht të gjitha punët, veprimet aktet e aktivitetet procedohen e zbatohen në harmoni me rendin juridik aplikativ. Në këtë kontekst vlen të apostrofohet postulati për sanksionimin juridik të zbatimin konsekuent e konsistent të ligjit në fuqi. Pra edhe kontesti, kompeticioni e lufta politike kurdoherë do të duhej të zhvilloheshin në rrethana normale e konformë me ligjin. Spekulimet dhe ekzibicionet politike për pushtet, edhe në rrethana shëndetësore të jashtëzakonshme, edhe sikundër të ishin konform me ligjin në aplikim ,apriori do të reflektoheshin antiligjore, anti morale, irituese, intriguese dhe tejet bajate. Spekulimet dhe ekzibicionet politike për pushtet, edhe në rrethana shëndetësore të jashtëzakonshme, edhe sikundër të ishin konform me ligjin në aplikim ,apriori do të reflektoheshin antiligjore, anti morale, irrituese, intriguese dhe tejet bajate”, thotë profesori Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, ai thotë se në këto rrethana nëpër të cilat po kalon Kosova, politika e pa përgjegjshme është duke abuzuar skajshëm me ligjin, prandaj de fakto kemi shteti juridik, por nuk kemi shtet të së drejtës që e zbaton dhe respekton ligjin e Kushtetutën sepse këto abuzohen nga politika.

Se sa shpërfillëse është politika në zbatimin e ligjit dhe respektimin e sanksioneve që dalin nga ligji, sipas profesorit Smaka më së miri e ilustron fakti i kundërshtimit të LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të brendshëm ,edhe pse ia shkarkim, sipas Riza Smakës, është plotësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

“Aktualisht në vendin tonë përjashtohet çfarëdo aktivitetit politik për përfitime të benefiteve pushtetare. Aq me pare kur Kryeministri Albin Kurti, kur e shkarkoi ministrin Veliu ,veproi konform me dispozitën e nenit 94 par. 1 al. 4 dhe nenin 97 par 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Referuar marrëveshjes politike ndërmjet partnerëve qeveritare ka vend për diskurs politik jashtë rrethanave shëndetësore të jashtëzakonshme, por kurrsesi jo në aktualitetin e rrezikshëm për shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)