Pamje nga Gjakova: Qytetarët vazhdojnë të presin për social edhe pse dalja pas orës 10:00 është e ndaluar

  • 24 March 2020 - 11:08
Pamje nga Gjakova: Qytetarët vazhdojnë të presin për social edhe pse dalja pas orës 10:00 është e ndaluar

Janë duke vazhduar pritjet e qytetarëve anë e mbanë Kosovës para postave e bankave për ta marrë ndihmën sociale të cilën Qeveria ka vendosur që ta shpërndajë dhjetë ditë më herët.

Pavarësisht se vendi tashmë që nga ora 10:00 e deri në orën 16:00 ndodhet në orë policore, këta qytetarë janë duke pritur për t’i marrë paratë e tyre.

Në vazhdim iu sjellim pamjet në kohë reale në disa prej qyetarët e Kosovës, aty ku po vazhdojnë pritjet për marrjen e pensionit.

(Kosova Sot Online)