Alarmon profesori i së drejtës: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë skenar për shkatërrimin e shtetit të Kosovës

  • 24 March 2020 - 15:24
Alarmon profesori i së drejtës: Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë skenar për shkatërrimin e shtetit të Kosovës

“Duket se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë shkuar aq larg sa që për interesat e tyre të ulëta, kryesisht personale, si dhe si vegla që janë, për të shkatërruar tërësisht shtetin e Kosovës, këtu nuk është fjala për këtë apo atë qeveri, sa është çështja tjetër, kapjes së pushtetit dhe pranimi i Marrëveshjes së përgatitur Kosovë-Serbi, që Grenell po e udhëheq. Këtu është rreziku. Në këtë anë, Thaçi dhe Mustafa gjetën situatën e koronavirusit si kohë, që Isa Mustafa të mbështetet në Agim Veliun dhe në heqjen e taksës si kusht për Qeveri. Se a është kjo a ndonjë Qeveri tjetër nuk ka fortë rëndësi, sa ka rëndësi baza që Isa Mustafa u mbështet. Mbrojtja gjëja me fanatizëm e Agim Veliut është anomali e madhe, po kështu edhe heqja e taksës. Janë këto dy kushte që kanë një qëllim: Shkarkimin e kësaj Qeverie dhe krijimin e kushteve për Gjendje të jashtëzakonshme pa pasur Qeveri. Këtu është rreziku”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar i së drejtës, Muhamet Kelmendi, ka thënë për “Kosova Sot Online” se mocioni i LDK-së për rrëzimin e qeverisë së re të Kosovës, që është mbështetur edhe nga PDKL me subjektet tjera politike, është projekt i bashkërenduar dhe hartuar në mes të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, në mënyrë që ta bëjnë realitet nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë në këtë kohë krize, duke e lënë jashtë funksionit dhe jashtë ndikimit, rolin e Qeverisë, Kryeministri Kurti dhe qëndrimi i tij kundër pazareve me territore, do ta pamundësonte arritjen e marrëveshjes kundër interesave të shtetit të Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Duket se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë shkuar aq larg sa që për interesat e tyre të ulëta, kryesisht personale, si dhe si vegla që janë, për të shkatërruar tërësisht shtetin e Kosovës, këtu nuk është fjala për këtë apo atë qeveri, sa është çështja tjetër, kapjes së pushtetit dhe pranimi i Marrëveshjes së përgatitur Kosovë-Serbi, që Grenell po e udhëheq. Këtu është rreziku. Në këtë anë, Thaçi dhe Mustafa gjetën situatën e koronavirusit si kohë, që Isa Mustafa të mbështetet në Agim Veliun dhe në heqjen e taksës si kusht për Qeveri. Se a është kjo a ndonjë Qeveri tjetër nuk ka fortë rëndësi, sa ka rëndësi baza që Isa Mustafa u mbështet. Mbrojtja gjëja me fanatizëm e Agim Veliut është anomali e madhe, po kështu edhe heqja e taksës. Janë këto dy kushte që kanë një qëllim: Shkarkimin e kësaj Qeverie dhe krijimin e kushteve për Gjendje të jashtëzakonshme pa pasur Qeveri. Këtu është rreziku”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, gjendja me pandeminë në vend është e rëndë dhe ajo tregon se duhet të ndërmerren masa të ashpra kundër jetës demokratike, shoqërore dhe sociale. Sipas Kelmendit, izolimi është akti i vetëm që e mbron vendin, por me këtë kat nuk duhet lejuar që i tërë pushteti të koncentrohet në autoritetin totalitar të Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës, për të arritur qëllimet e tyre karrieriste të ulëta në dëm të shtetit të Kosovës, për firmosje të marrëveshjes me Serbinë në dëm të Kosovës, sepse që të dy këta janë në gjendje ta bëjnë këtë. “E nëse këta nuk arrijnë qëllimin, duhet domosdo pa humbur kohe të shpallet edhe Gjendja e Jashtëzakonshme. E këtu ka rrezik, pa Qeveri, që çështja të centralizohet në një apo dy veta dhe e ardhmja e Kosovës të rrezikohet. Tek Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nuk ka dhe nuk duhet të ketë askush besim. Ata janë në gjendje për të bërë veprime shumë të dëmshme, deri te shkatërrimi i shtetit të Kosovës”, thotë Muhamet Kelmendi. Shpresa e vetme sipas Muhamet Kelmendit, mbetet te fakti se Kuvendi duhet të funksionoj dhe duhet domosdo të del një Qeveri mbi bazën e zgjedhjeve që kishim, nëse vjen deri tek rrëzimi . E nëse kjo nuk shkon, zgjidhje mbeten vetëm zgjedhjet e reja dhe të jashtëzakonshme.

(Kosova Sot Online)