Kundërshton profesori i njohur: BE-ja bëri gabim me emërimin e Miroslav Lajçak për ndërmjetësues në dialogun me Serbinë

  • 25 March 2020 - 07:33
 Kundërshton profesori i njohur: BE-ja bëri gabim me emërimin e Miroslav Lajçak për ndërmjetësues në dialogun me Serbinë

“Është i çuditshme të emërohet Lajçak nga BE. Unë mendoj se kjo nuk do të duhej të ndodhë pasi që BE e din fare mirë standardin ndërkombëtar për ndërmjetësim që duhet të vij nga një shtet neutral dhe i disponueshëm për të dy palët, pra nuk mund të ketë preferenca e as pengesa për të ushtruar ndërmjetësimin. Po ashtu edhe Borello është i çuditshëm që është si përfaqësues i politikës së jashtme. Por të shpresojmë se BE do të veproj drejtë për të gjitha shtetet, dhe për Kosovën “, thotë Blerim Burjani për Kosova Sot Online”.

Analistët politik e shohin me si kritik dhe si veprim të pa sinqertë nga ana e BE-së ndaj Kosovës, madje edhe si një lloj provokimi të hapur dhe nënçmimin si shtet i pa varur, emërimin e slovakut Miroslav Lajçak për përfaqësues të posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, për ta drejtuar këtë dialog I cili pritet se do të çojë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të dy shtetet. Këtë shqetësim, analistët e shfaqin për faktin se Sllovakia është shtet qe nuk e ka njohur Kosovën, dhe për më tepër, dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO prandaj edhe roli i tij, përfaqësuesit sllovak në dialog nuk mund të jetë neutral.

Image
Blerim Burjani

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” analisti politik Blerim Burjani. “Është i çuditshme të emërohet Lajçak nga BE. Unë mendoj se kjo nuk do të duhej të ndodhë pasi që BE e din fare mirë standardin ndërkombëtar për ndërmjetësim që duhet të vij nga një shtet neutral dhe i disponueshëm për të dy palët, pra nuk mund të ketë preferenca e as pengesa për të ushtruar ndërmjetësimin. Po ashtu edhe Borello është i çuditshëm që është si përfaqësues i politikës së jashtme. Por të shpresojmë se BE do të veproj drejtë për të gjitha shtetet, dhe për Kosovën “, thotë Blerim Burjani për Kosova Sot Online”.

Sido qoftë Burjani akoma ndanë mendimin e tij se sa i takon dialogut me Serbinë, BE-ja nuk do të sillet sikurse me Liberalizimin e vizave, e që sipas Burjanit, për këtë çështje të bllokuar, përgjegjësia është tek kosovarët dhe jo tek Bashkimi Evropian. “Të mos e bëjmë krahasimin e këtij procesi me liberalizimin e vizave. Mos liberalizimi i vizave për Kosovën mundë të ketë ndodhë vetëm për shkak të korrupsionit dhe zhvatjes së parasë publike në Kosovë dhe politizimi i të gjithë sektorëve duke vendose sundimin partiak e personal përfitues, pra e kundërta e demokracisë dhe e rendit dhe ligjit. Pra ky ishte problemi kryesor e jo teknik, se Kosova kishte plotësuar të gjitha kriteret teknik por ka dështuar rendi dhe ligji dhe vendosja e shtetit ligjor”, thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)