Godet ish agjenti i SHIK-ut: Kjo është loja e re që po e krijon Hashim Thaçi për ti shpëtuar Gjykatës Speciale

  • 25 March 2020 - 07:47
Godet ish agjenti i SHIK-ut: Kjo është loja e re që po e krijon Hashim Thaçi për ti shpëtuar Gjykatës Speciale

“Kriza në qeveri është e mbjell kryekëput nga Hashim Thaçi dora vetë. Qëllimet dihen, janë Gjykata Speciale, bisedat me Serbinë dhe ndarja e Kosovës, me një autonomi territoriale të veriut dhe me ekstra territorialitet për të gjitha manastiret e kishat serbe. Me faljen e qindra mijëra krimeve serbe,faljen e dëmeve të luftës, edhe me këta politika të korruptuar, Hashim Thaçi nuk e ka problem që edhe një mandat me u zgjedh President’, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, të gjitha zhvillimet që po ndodhin këto ditë në Kosovë, prishjen e koalicionit në mes LVV-së dhe LDK-së, dhe arsyetimin e saj me shkarkimin e Agim Veliut dhe taksën ndaj Serbisë, e sheh si skenar të përgatitur nga Hashim Thaçi, me qëllim që të ndikohet në Gjykatën Speciale, duke krijuar edhe një boshllëk të ri institucional, dhe për ta marr vetë pastaj timonin e bisedimeve me Serbinë, për ta arritur qëllimin final, arritjen e marrëveshjes për shkëmbim territoresh-ndarje, dhe kështu të amnistohet nga Gjykata Speciale, dhe ta siguron për vete edhe një mandat të ri në pozitën e presidentit të shtetit.

Image
Naim Miftari

“Kriza në qeveri është e mbjell kryekëput nga Hashim Thaçi dora vetë. Qëllimet dihen, Janë gjykata speciale, bisedat me Serbinë dhe ndarja e Kosovës, me një autonomi territoriale të veriut dhe me ekstra territorialitet për të gjitha manastiret e kishat serbe. Me faljen e qindra mijëra krimeve serbe,faljen e dëmeve të luftës, edhe me këta politika të korruptuar, Hashim Thaçi nuk e ka problem që edhe një mandat me u zgjedh President’, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari thotë se me vizitën e tij të fundit në SHBA- Thaçi ka arritur ta korrupton edhe përfaqësuesin special të presidentit Trump për Kosovën në bisedimet me Serbinë, duke ndikuar tek ai që të ketë qëndrime negative ndaj Qeverisë Kurti. “Presidenti gjatë qëndrimit të tij të fundit ka arritur ta korrupton dhe keq informon qëllimisht edhe Granellin, zyrtarin amerikan, si i besuar i Jon Bolltonit dhe lobit të fuqishëm Ruso-Greko- Serbo ortodoks në SHBA . Albin Kurti do të vdiste por kurrë në asnjë rast nuk do të mundë ta detyronte askush të nënshkruan marrëveshje të dëmshme për vendin tonë sepse nuk ka afera, nuk është i involvuar në vjedhje dhe korrupsion, në vrasje, siç kanë liderët tjerë dyshime të tilla mbi vete, prandaj nuk mundë të shantazhohet Albin Kurtin sikur tjerët. Kjo është një arsye pseduan që të ja rrëzojnë Qeverinë edhe atë, duke i shitur kinse janë më pro amerikan e patriotë të zjarrtë “, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari thotë se nuk ka qenë e rastësishme vizita e anëtarit të LDK-së Skënder Hysenit në SHBA, prej nga e akuzonte Kurtin për antiamerikanizëm dhe kundërshtonte shkarkimin e Agim Velit dhe po ashtu lotimi i tij tek zyrtarët amerikan kundër kryeministrit Kurti. “Edhe shkuarja e Skënder Hysenit në SHBA, i cili sa ish ministër i MPB nuk i zbuloj gjitha vrasjet politike, është bërë me lutjen e Hashim Thaçit për Genellin, dhe atje ka ndjekur hapat Isës e të Agimit, me një skenar të mirë përgatitur për ta rrëzuar Kurtin. Por kjo nuk është dobësi për Albin Kurtin edhe pse, mundë ta shkarkojnë, është akoma më mirë për Albin Kurtin sepse ky skenar i tyre vetëm sa e forcon atë, sepse në këto momente kritike e të vështira ai nuk do të jetë në taborin e atyre që veç e kanë tradhtuar gjer sot dhe do ta tradhtojnë akoma Kosovën”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”. Sipas Miftarit, me këto veprime Kosovën janë duke e dëmtuar viruset politik e të korruptuar më shumë se sa që do të dëmtohet nga virusi COVID-19 i cili paraqet rrezik vetëm tani, kurse viruset politik janë duke na helmuar tash e 20 vite rresht, dhe do të vazhdojnë edhe kaq vite të tjera po nuk i ndali vota e popullit.

Naim Miftari thotë se nuk do të vonon shumë dhe Hashim Thaçi me servilët e tij, do të nënshtrohen aq shumë ndaj Serbisë, për ti shpëtuar Gjykatës Speciale, sa që në vend se të kërkojnë nga Serbia llogari për krimet e luftës, ata janë gati ti kërkojnë falje Serbisë, për akuzat që ku shtet po i bënë ndaj Kosovës dhe luftëtarëve të lirisë. “Edhe ndonjë ditë dhe Hashim Thaçi ka me na detyrua me i kërkua falje Serbisë, pse nuk kanë mundur ata me na vra të gjithë neve gjatë luftës në vitet 1998/1999, gjatë luftës”, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)