Hekuran Murati: Arsyeja e rrëzimit të qeverisë është të vazhdohet hajnia

  • 25 March 2020 - 14:23
Hekuran Murati: Arsyeja e rrëzimit të qeverisë është të vazhdohet hajnia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se seanca për mocionin e mosbesimit po bëhet që të bëhet marrëveshja e dëmshme për ndarjen e Kosovës dhe për rikthimin e hajnisë në vend.

Ai ka kritikuar deputetët që kanë nënshkruar mocionin për mbledhjen e Kuvendit në kohë pandemie për të rrëzuar qeverinë dhe jo për të ndihmuar popullin.

“Kjo është për turp kjo është për marre. Ky kuvend është mbledhur për me rrëzu qeverinë jo me I ndihmu popullit”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se arsyeja që kjo qeveri po rrëzohet është për të bërë marrëveshjen e dëmshme dhe për të rikthyer hajninë.

“Arsyeja e parë është për një marrëveshje të dëmshme që do të bëhet për ndarjen e Kosovës dhe e dyta ka të bëjë me hajninë të cilës kjo qeveri ia preu duart”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se disa deputetë të LDK-së nuk janë bërë ministra dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta rrëzojnë qeverinë.

“Disa deputetë të LDK-së u ka mbetur hatri pse s’janë bërë ministra, e këta duan t’I rrëzojnë kolegët e tyre që janë bërë ministra”, ka thënë Murati.

Ai tha se arsyeja e rrëzimit të kësaj qeverie është hajnia të cilën qeveria e ka ndalur.

Murati tha se në komisionin për Ekonomi është thirrur AKP-ja për raportim por deputetët e PAN-it e kanë anulaur takimin për arsye se nuk mundet të mbahet mbledhja.

“Arsyeja është se AKP ka bërë shitje fshehtas. Drejtori I AKP-së I cili është I partisë së AAK-së, ka shitur rrugë në lagjen Emshir 5 mijë euro ari , kompanive private në mënyrë që kur të asfaltohet rruga me u shpronësu. Po ashtu në proces kanë shitur parcelë në lagjen Pejton për 30 mijë euro ari e që vlera është 300 mijë euro ari. 30 mijë euro ari as në Deçan nuk ka”, ka thënë deputeti Murati. 

(Kosova Sot Online)