Berisha: VV’në po e shkarkon 'profa i nderuar' Isa Mustafa

  • 25 March 2020 - 21:45
Berisha: VV’në po e shkarkon 'profa i nderuar' Isa Mustafa

Depueti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në Kuvendin e Kosovës në seancën ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Berisha i është përgjigjur me një fjalë popullore akuzave të ashpra të deputetëve të Vetëvendosjes, duke thënë se ata nuk po i shkarkon AAK-ja, por “profa i nderuar”, duke e pasur fjalën për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Nëse iu ka kallë dhelpnës bishti, nuk u kall krejt bota. Nuk e kuptoj pezmin e Vetëvendosjes me neve. Juve është ka ju rrëzon profa i nderuar”, ka thënë Berisha.

Ai i ka replikuar edhe minsitrit të jashtëm, Glauk Konjufca, i cili gjatë një fjalimi e këshilloi që të mos flasë për diktaturën.

Ai tha se Konjufca kishte qenë në AAK dhe ishte larguar nga aty për të shkuar në VV, sipas tij, me udhëzimet e SHIK-ut.

“Glaukun po e kursej pak. U kanë djalë i ri në AAK, dikur u largu prej atyhit shkoj në VV. Me udhëzimet e SHIK-ut. Këtu e bëjnë mall”, tha ai.

Berisha theksoi se VV ka dashur të imponojë diktaturë mbi LDK-në, por sipas tij, kjo gjë ka dështuar.

“Këtu përime ka pas tendencë me ba dikaturë. Ju keni deshte diktaturë me bo mbi LDK-në dhe ka mbetë në tentativë. Puçi mbetet veç paranojë e kryeministrit, pasi që nuk e vërtetoj se ka pas diçka të tillë. Ky njeri është i dashurum në vetveten, se si me bë një vend në histori. Sonte duket se ka me hy në histori, por s’ka me u bë asgjë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)