Ky ishte qëllimi i fshehtë i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për rrëzimin e Qeverisë Kurti

  • 26 March 2020 - 07:44
Ky ishte qëllimi i fshehtë i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për rrëzimin e Qeverisë Kurti

”Tashmë është vërtetuar se Hashimi i Haxhi Brojes dhe Isa Mustafa, argati me i dëshmuar i Serbisë fashiste, krahu i djathtë i krye tradhtarit, Rrahman Morina dhe hajni i diasporës, janë të pafytyrë, të pa besë, plang prishur që për interesa të tyre personale janë në gjendje të shesin vendin deri te pragu i shtëpisë. Se vërtetë është kështu dhe nuk ka bir nëne që ta hedhë poshtë këtë, vetëm mendoni se në kohën kur vdesin ngërzit nëpër rrugë që nuk i zënë spitalet e botës këta matrapaz dhe dilenxhi nuk e lanë Kosovën në hallet e tyre me virusin vdekjeprurës, por me kanalet e tyre të nëntokës kriminale dëshirojnë që vendin ta fusin në shtratin e vdekjes edhe më tej, duke e lënë pa qeveri, vetëm për interesa të tyre personale”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Image
Reshat Badallaj

Analistët politik po vazhdojnë ta kritikojnë ashpër inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, nga LDK-,a dhe i mbështetur edhe nga subjektet politike opozitare, edhe pse kjo Qeveri akoma nuk e ka përmbushur 100 ditshin e fillimit të punës dhe nuk mundë të jepet një vlerësim as për sukseset dhe as për dështimet, kurse vendi po ballafaqohet edhe me një sfidë serioze, sikur që është pandemia e koronavirusit. Për këtë nismë të LDK-së të mbështetur edhe nga opozita, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Reshat Badallaj. Sipas analistit Badallaj, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa po e shpërfaqin fytyrën e tyre të vërtet egoiste e antishtetërore në ditët më të vështira që po i kalon Kosova. “Sikurse presidenti Hashim Thaçi që po dëshiron që të përdorë "Corona" virusin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që të fitojë më shumë pushtet, ashtu edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa është duke e shfrytëzuar shkarkimin e Agim Veliut në këtë moment të emergjencës shëndetësore për ta larguar nga pozita kryeministrin Albin Kurti për t'u faktorizuar vet si personalitet politik për arritjen e ambicieve personale. Tashmë është vërtetuar se Hashimi i Haxhi Brojes dhe Isa Mustafa, argati me i dëshmuar i Serbisë fashiste, krahu i djathtë i krye tradhtarit, Rrahman Morina dhe hajni i diasporës, janë të pafytyrë, të pa besë, plang prishur që për interesa të tyre personale janë në gjendje të shesin vendin deri te pragu i shtëpisë. Se vërtetë është kështu dhe nuk ka bir nëne që ta hedhë poshtë këtë, vetëm mendoni se në kohën kur vdesin ngërzit nëpër rrugë që nuk i zënë spitalet e botës këta matrapaz dhe dilenxhi nuk e lanë Kosovën në hallet e tyre me virusin vdekjeprurës, por me kanalet e tyre të nëntokës kriminale dëshirojnë që vendin ta fusin në shtratin e vdekjes edhe më tej, duke e lënë pa qeveri, vetëm për interesa të tyre personale”, thotë Badallaj për”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas Badallajt, për ta arritur qëllimin e tyre, Thaçi dhe Mustafa nuk po dëgjojnë as për kundërshtimet e fuqishme ndërkombëtare që po vijnë, kundër rrëzimit të qeverisë së posa formuar. “Këta matrapaz dhe faqezinj nuk e shohin se edhe nga faktori ndërkombëtar dhe personalitete të njohura botërore i këshillojnë që të mos i sjellin probleme jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe më tej dhe nga verbëria për hajni dhe pushtet nuk ndalen për të futur në krizë më të thellë që duhen vitet të tëra për të marr veten”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, qëllimi i rrëzimit të Qeverisë së re nga LDK dhe opozita tjetër, është thjeshtë qëllim i ulët i karakterit politik, lakmia për ta grabitur pushtetin, sepse ndryshe nuk ka asnjë arsye të vetme, dhe këtë e ka kuptuar secili qytetar. “Të dy matrapazët po ashtu, i ka kuptuar edhe populli se nuk e kanë për asgjë tjetër pos kërkojnë të bie shi në kallamoqin e tyre, ose sikur që thotë populli, po kërkojnë qime në vezë, ose si e thotë atë fjalën tjetër se ujku kërkon mjegull. Pra, këta ujqërit besë prerë i marrin si shkas këto të dyja, korona virusin dhe shkarkimin e atij harambashit Agim Veliu për ta rrëzuar qeverinë dhe për të forcuar pozitat e tyre personale e klanore, për zhvatjen e shtetit”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj thotë se nuk ka kurrfarë qëllimi dhe kurrfarë interesi që ta mbroj Albin Kurtin, sepse ai me kohë e ka kritikuar dhe paralajmëruar që do ta zë kjo bela nga këta besëprerë, sepse ka qenë i sigurt që një skenar i tillë do të përgatitet.”Me kohë e kam këshilluar Albin Kurtin, nëpërmes paraqitjeve të mija në medie, se këta të PAN-it, klani mafioz dhe ata të LDK-së me gjak serbi, sepse janë të dala nga stanet e UDB-s serbe kanë për të të bërë pifti dhe është pak, sepse nuk është koha tani që të ngritën qytetarët në protesta, kur qytetarëve ju ka hyrë frika në palcë, sepse nuk e dinë se a do t´i mbijetojnë kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe se nga frika që mundë të humbin tërë familjen, këta kastraveca, këta shpirtshitur nuk ndalen nga shkatërrimi i vendit për interesa të tyre personale”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)