Ymeri: Vota e mbrëmshme nuk është fitore për askënd

  • 26 mars 2020 - 13:14
Ymeri: Vota e mbrëmshme nuk është fitore për askënd

Ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-zyrtari i Partisë Socialdemokrate Visar Ymeri ka shkruar në Facebook se votës për rrëzimin e qeverisë nuk do të duhej t’i gëzohej askush dhe nuk është fitore e askujt

Ymeri është shprehur se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë dhe është ën interest ë Kosovës, dhe në këtë çështje duhet të bëhen bashk të gjitha forcat politike në vend.

“Dhe prapë po na përvidhet, sikur dje, sikur shumë hera tjera, një tendencë shumë e dëmshme e e rrezikshme politike – shpërfillja e çfarëdo parimi demokracie e transparence në emër të dialogut dhe për dialogun. Integriteti institucional e legjitimiteti demokratik janë shumë të rëndësishme. Prandaj është gabim që ato të nëpërkëmben kështu për ‘një të mirë më të madhe’. Integriteti i institucioneve e vendimmarrja demokratike janë pjesë e rëndësishme e ‘së mirës së madhe’. Prandaj, pavarësisht taborit politik, vota e mbrëmshme në Kuvendin e Republikës nuk duhet ta gëzojë askënd. Sepse nuk është fitore për askënd. Meqë ia nënvendos parimin e demokracisë interesit të dialogut”, ka shkrar Ymeri në Facebook.

Ai ka shtuar se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë, pasi sipas tij kjo shtë në interes të Kosovës. Por sic thotë ai, këtë nuk mund ta bëjë askush i vetëm.

“Po, forma në këtë rast, është shumë e rëndësishme krahas përmbajtjes. Dhe këtë nuk mund ta arrijë askush vetëm. Nuk ka magjistarë e as shkop magjik në politikë, që i vetëm i bën ballë sfidave të tilla. Nuk është Hashimi. Nuk është as Albini. Prandaj duhet bërë bashkë. Të gjitha forcat politike. Të përgatiten bashkë. Dhe ta kemi të qartë si shtet se çfarë po duam të arrijmë në këtë dialog dhe si do ta arrijmë atë”, ka shkruar Ymeri.

(Kosova Sot Online)