UNDP siguron artikuj mbrojtës për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

  • 26 March 2020 - 13:35
UNDP siguron artikuj mbrojtës për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka dorëzuar artikuj mbrojtës Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) e cila është aktive dhe e integruar nga fillimi në proceset për koordinimin e përpjekjeve institucionale në situatën e krijuar nga pandemia.

UNDP ka bërë të ditur se ka siguruar dorëza dhe dezinfetkues.

“Për të mbështetur punën e Qendrave Operative Emergjente Rajonale dhe Njësiteve profesionale të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, UNDP ka siguruar artikuj  më të nevojshëm mbrojtës: 12.000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila)”, bëhet e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)