Thaçi: I lumtur që u shërua pacienti i parë me Covid-19

  • 26 March 2020 - 21:59
Thaçi: I lumtur që u shërua pacienti i parë me Covid-19

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i lumtur për shërimin e pacientit të parë nga koronavirusi në Kosovë.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, ai ka porositur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, duke thënë se me disiplinë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të kalohet kjo sfidë.

“I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19. Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & @ËHO edhe këtë sfidë do e kalojmë! Mirënjohje të pakufishme për përkushtimin e personelit shëndetësor! #rriNshpi”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)