Agim Bahtiri i premtoj 15 mijë vende pune, Mitrovica sot qyteti më i varfër - e ndihmon Halil Kastrati

  • 29 March 2020 - 13:18
Agim Bahtiri i premtoj 15 mijë vende pune, Mitrovica sot qyteti më i varfër - e ndihmon Halil Kastrati

Në Mitrovicë pamja e Liqenit e objeketeve sportive që po bëhen nga donacionet e BE-së po ndryshon për të mire, mirëpo gjendja e rëndë sociale e qytetarëve nuk ka ndryshime për të mirë.
Ani pse ishin premtuar 15 mijë vende të punës para gati 7 vitesh, qyteti lëngon nga papunësia dhe varfëria.

Këtë gjë e ka konfirmuar sot edhe hoxha Halil Kastrati, i cili thotë se nga Mitrovica janë ardhur kërkesa më së shumti për ndihmë.

Gjatë një emsioni , ai e potencoi faktin se ka qenë vetë Komuna që ka kërkuar nga ai dhe organizata e tij, që të ndihmojë qytetarët e këtij qyteti, ndonëse përgjegjëse në rend të parë është udhëheqësia komunale.

Sidoqoftë, vetëm ditëve të fundit disa biznese kanë ndihmuar familjet në nevojë, të cilat janë mjaft shumë në Mitrovicë.

Ndryshe, Mitrovica konsiderohte si komuna me numrin më të madh të rasteve sociale.


(Kosova Sot Online)