Ndërron jetë kardiologu i QKUK’së

  • 31 March 2020 - 12:33
Ndërron jetë kardiologu i QKUK’së

Ka ndërruar jetë kardiologu invazit i QKUK’së, dr. Sami Gjoka. Lajmin e ka bërë të ditur vet Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK’së.

ShSKSUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka.

(Kosova Sot Online )