Analisti zbulon planin e LDK-së ,për Hotin kryeministër

  • 01 April 2020 - 07:24
Analisti zbulon planin e LDK-së ,për Hotin kryeministër

“Duke shfrytëzuar situatën e krijuar dhe pamundësinë që LVV aktualisht, të sigurojë shumicën në Kuvend, edhe Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, duket të jetë bërë qëllimisht,në bashkë koordinim të ngushtë ndërmjet LDK dhe PDK,pikërisht me synimin që presidenti për mandatar të formimit të qeverisë së përkohshme, teknike apo të ashtuquajtur të unitetit, ta caktojë Avdullah Hotin nga LDK, si partia e dytë me numrin e votave në zgjedhjet e kaluara. Përkundër kësaj LVV si parti e parë fituese, bazuar në faktin se Kushtetuta parasheh që fillimisht propozimi i mandatarit për formimin e Qeverisë ti takojë partisë politike që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje duhet dhe mundë të mos heq dorë, që ta shfrytëzojë këtë të drejtë kushtetuese për të propozuar mandatar tjetër për formimin e qeverisë, dhe krijimin e koalicionit të ri qeverisës në fazën e tanishme të fillimit të konsultave të paralajmëruara nga ana e Presidentit Thaçi”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.
 
Analisti politik Gani Qarri, ka paralajmëruar subjektet politike dhe  Presidentin Thaçi, që të mos nxitohen në formimin e Qeverisë së re, duke u udhëhequr dhe arsyetuar në presionin e madh ndërkombëtar për ribërjen e qeverisë funksionale, nëse këtë e bëjnë  duke anashkaluar provizionet kushtetuese dhe rregulloren e punës së Kuvendit, për ta lënë anash mundësive për ti dhënë mandat, partisë së parë fituese të zgjedhjeve që është LVV-ja.

Image
Gani Qarri

 
“Në bazë rregullores së vendit, Kushtetutës dhe ligjeve aktuale të shtetit tonë, fillimisht propozimi i mandatarit për formimin e Qeverisë i takon partisë politike që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje, e që përkthyer ligjërisht,donë të thotë se mandati sërish fillimisht i takon LVV-s . Mirëpo pas rrëzimit të qeverisë me 2/3 e votave në Kuvend duket se ndryshon paksa situata, ngase vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në interpretimet e saj, nga viti 2014,lë hapur mundësinë që edhe partia apo koalicioni që zë vendin e dytë në zgjedhje, ta ketë të drejtën të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë. Por kjo mund të ndodhë vetëm po qe se partia e parë nuk mund ti bëj numrat në Kuvend për votimin e qeverisë, ndaj në rastin e dytë, presidenti duhet t`ia ofrojë mundësin partisë dytë, për formimin e qeverisë, nëse ajo arrin të sigurojë të paktën 61 vota për votimin e qeverisë në Parlament”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndaj, sipas Qarrit, këtu fare lehtë mundë të ndodhë që LDK-ja ta shfrytëzon këtë situatë dhe ta propozim kandidatin e vetë për kryeministër, suke marr kështu votat e PDK-së dhe subjekteve tjera politike, së bashku me minoritetet. “Duke shfrytëzuar situatën e krijuar dhe pamundësinë që LVV aktualisht, të sigurojë shumicën në Kuvend, edhe Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, duket të jetë bërë qëllimisht,në bashkë koordinim të ngushtë ndërmjet LDK dhe PDK,pikërisht me synimin që presidenti për mandatar të formimit të qeverisë së përkohshme, teknike apo të ashtuquajtur të unitetit, ta caktojë Avdullah Hotin nga LDK, si partia e dytë me numrin e votave në zgjedhjet e kaluara. Përkundër kësaj LVV si parti e parë fituese, bazuar në faktin se Kushtetuta parasheh që fillimisht propozimi i mandatarit për formimin e Qeverisë ti takojë partisë politike që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje duhet dhe mundë të mos heq dorë, që ta shfrytëzojë këtë të drejtë kushtetuese për të propozuar mandatar tjetër për formimin e qeverisë, dhe krijimin e koalicionit të ri qeverisës në fazën e tanishme të fillimit të konsultave të paralajmëruara nga ana e Presidentit Thaçi”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”. Mirëpo sipas Qarrit, nëse subjektet politike, nuk merren vesh paraprakisht që të heqin vijat e kuqe, të inateve që kishin në të kaluarën, a ther vendi mundë të futet përsëri në një krizë të re, zgjidhje e së cilës futet në rrugë pa krye në situatën në të cilën gjenet vendi.

“Për të formuar koalicionin e ri qeverisës, në situatën e tanishme ekzistuese,duhet të bien përfundimisht vijat e kuqe mashtruese mes partive politike,sidomos në situatën e re të rikompozimit qeverisës pas marrjes së mandatit Qeverisë Kurti,nga ana e Kuvendit, heqja e vijave të kuqe bëhet e domosdoshme dhe është e pa tejkalueshme”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)