Shkon në mbi 4000 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara

  • 01 April 2020 - 09:00
Shkon në mbi 4000 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 4 mijë persona.

Për më tepër, gati 190 mijë njerëz janë infektuar me virusin e ri, duke i bërë Shtetet e Bashkuara vendin e parë në botë sa i përket kësaj shifre, shkruan “Anadolu”.

Shifrat e reja erdhën pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se dy javët e ardhshme do të jenë shumë të dhembshme në kuptimin e shifrës së viktimave.

Duke folur në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi u bëri thirrje amerikanëve që të përgatitetn për ditë të vështirë, vetëm dy ditë pasi kishte thënë se shifra prej 100 deri në 200 mijë vdekjeve nga virusi do të ishte “punë e mirë”.

(Kosova Sot Online)