Kurti gjatë kohës së VLAN’it: Rëndësi ka kush e ka shumicën

  • 01 prill 2020 - 13:08
Kurti gjatë kohës së VLAN’it: Rëndësi ka kush e ka shumicën

Kur PDK pretendonte të formonte Qeverinë, pasi i fitoi zgjedhjet e vitit 2014, lideri i VV’së, Albin Kurti, deklaronte se në republikën parlamentare e rëndësishme është se kush e ka shumicën.

Pas zgjedhjeve të vitit 2014, të cilat i fitoi PDK’ja, partitë e tjera parlamentare, Vetëvendosjes, LDK, AAK dhe Nisma formuan një bllok, me të cilën synonin ta formonin Qeverinë, nëse PDK nuk arrin t’i ketë numrat.

Kurti thoshte se ndonëse PDK i ka fituar zgjedhjet, VLAN e kishte shumicën në Kuvend.

“Republika e Kosovës është republikë paralmentare dhe Republika Parlamentare organizohet rreth shumicës dhe mbi shumicën”, kishte deklaruar Kurti.

“Partia në pushtet, Qeveria në ikje [Qeveria Thaci], në largim, ose më mirë të themi Qeveria e kaluarr është ajo që e sheh vendin tonë dhe zgjedhjet demokratike si një garë automobilistike se kush ka dalë i pari. Mirëpo, Republika nuk organizohet rreth të parit në garë, por rreth shumicës së tërësisë. E shumica e tërësisë jemi ne”.

Lëvzja Vetëvendosje, pas rrezimit nga pushteti me më shumë se dy të tretat e Kuvendit, dëshiron të shkojë në zgjedhje të reja, ndërkaq partitë e tjera duan që të formohet Qeveria e re.

(Kosova Sot Online)