Këshilltari i Kurtit i reagon Isa Mustafës që kërkoi krijimin e qeverisë së re

  • 01 prill 2020 - 13:13
Këshilltari  i Kurtit i reagon Isa Mustafës që kërkoi krijimin e qeverisë së re

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Elvis Hoxha i ka reaguar sot kreut të LDK’së, Isa Mustafës që kërkoi krijimin e qeverisë së re pas takimit me presidentin.

Hoxha ka shkruar në Facebook se deputetët e LDK’së janë vënë në shërbim të Isa Mustafës dhe presidentit.

Sipas tij, ata nuk kanë mendim të lirë dhe as moral personal.

“Mënyra e tij të menduarit bazohet në faktin se deputetët u diskredituan një herë me votimin e mocionit. Kështu që ata mund të diskreditohen përsëri. Meqë deputetët e LDK-së janë në shërbim të Isa Mustafës dhe presidentit, ata nuk kanë as mendim të lirë, virtyt që i përket deputetëve dhe jo ministrave, dhe as moral personal. Kështu që Isa Mustafa e ka për qëllim t’i përdorë këta deputetë të tij për sa që këta nuk thonë jo”, ka shkruar Hoxha.

(Kosova Sot Online)