Godet analisti : Ja pse LDK nuk mund të shkëputet nga PDK-ja, Isa Mustafa e sheh edhe në ëndërr PAN-in 

  • 02 April 2020 - 07:40
Godet analisti : Ja pse LDK nuk mund të shkëputet nga PDK-ja, Isa Mustafa e sheh edhe në ëndërr PAN-in 

“Për këtë mashtrim të madh që po shihet ashiqare, me ndryshim të shpejtë të qëndrimeve, LDK-së do ti kushton  shumë  inicimi i mocionit pirr rrëzimin e Qeverisë Kurti, duke e prerë në besë partnerin e koalicionit. Ky veprim dihet se si erdhi, ishte një mashtrim i mirë menduar dhe programuar me kohë  nga një grup njerëzish brenda kryesisë së partisë  LDK të  kontrolluar nga Isa Mustafa,  i cili në vend që LDK-ja të kërkonte shkarkimin e Thaçit, LDK dhe drejtuesit  e saj u bënë  vegla mercenare të PAN-it dhe të Hashim Thaçi, një patericë e tij me mocionin që çoi rrëzimin e Qeverisë Kurti por edhe të vetes së saj, kurse tani po hyn edhe në pazare për formimin e qeverisë së re me ish partnerët e PAN-it”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.
 
Analisti politik Ragip Guraziu, e konsideron gabim të madh shkëputjen e koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së, për shkak të daljes së njëanshme të LDK-së nga ky koalicion, nëpërmes inicimit të  mocionit të mosbesimit, i cili mocion u votua në Kuvend nga opozita dhe me këtë u rrëzua edhe Qeveria Kurti, pjesë e së cilës ishte vetë LDK. Guraziu thotë se një ndryshim i shpejtë i qëndrimeve të LDK-së karshi ish partive politike nga koalicioni PAN, do ta ndanë në të ardhmen elektoratin e këtij subjekti politik në dysh, sepse vota e qytetarëve është dhënë për LDK-në dhe VV-në  vetëm falë zotimit të përbashkët që kanë pasur ndjekjen e të gjitha abuzimeve të PAN-it me institucionet e shtetit, për kapje dhe zhvatje, premtimin e madh se do ta bëjnë Ligjin Veting dhe do ta shkarkojnë Thaçin së bashku me LVV-në për shkelje të Kushtetutës, por çuditërisht të gjitha këto zotime u harruan nga LDK-ja e cila u rreshtua përkrah PAN-it menjëherë pas votimit të buxhetit në Kuvend, e rrëzuan Qeverinë së bashku me PAN-in dhe tash po i bëjnë matematikat e reja për të bashkë qeverisur.

Image
Ragip Guraziu

 
“Isa Mustafa e mashtroi paturpësisht elektoratin  e LDK-së dhe të LVV-së, pra u mashtrua shumica e qytetarëve të Kosovës të cilët besuan në kaluan e përbashkët të këtyre dy partive politike. Me këtë veprim që e bëri LDK, ngritjen e shpejtë të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës ishte vetë LDK, u pa dhe vërtetua ashiqare se LDK nuk mundë të bëjë politikë pa PDK-në, se Isa Mustafa edhe kur e bënë gjumin e  shef në ëndërr PAN-in dhe  i dëgjon këshillat e Hashim Thaqit”, thotë analisti politik Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.
Guraziu thotë se kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe grupi i ngushtë i interesit brenda LDK-së që kontrollohet nga ai, me këtë veprim i ka bërë një dëm të madh këtij subjekti politik i cili  shënoi rritje të madhe në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar vetëm duke i joshur qytetarët me programin për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, me zotimin se në partneritet me LVV-në dhe subjekte tjera politike në Kuvend, do ta dërgojnë Hashim Thaçin para Gjykatës Kushtetuese, për ta shkarkuar për pazaret e rrezikshme që po provonte për ti bërë  në bisedimet me Serbinë, duke provuar të bëjë ndryshim kufijsh në dëm të Kosovës vetëm e vetëm që ta shpëton veten e tij nga Gjykata Speciale. “Për këtë mashtrim të madh që po shihet ashiqare, me ndryshim të shpejtë të qëndrimeve, LDK-së do ti kushton shumë  inicimi i mocionit pirr rrëzimin e Qeverisë Kurti, duke e prerë në besë partnerin e koalicionit. Ky veprim dihet se si erdhi, ishte një mashtrim i mirë menduar dhe programuar me kohë nga një grup njerëzish brenda kryesisë së partisë  LDK të  kontrolluar nga Isa Mustafa,  i cili në vend që LDK-ja të kërkonte shkarkimin e Thaçit, LDK dhe drejtuesit  e saj u bënë  vegla mercenare të PAN-it dhe të Hashim Thaçi, një patericë e tij me mocionin që çoi rrëzimin e Qeverisë Kurti por edhe të vetes së saj, kurse tani po hyn edhe në pazare për formimin e qeverisë së re me ish partnerët e PAN-it”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, kjo kapje e keqe e LDK-së nga kryetari i sajë dhe ngufatja që po ju bëhet strukturave të reja  me frymë reformatore, vjen si pasojë e trashëgimisë së tij të pa  ndryshuar komuniste, prandaj ushtron ndikimin e “dorës  së fortë” më LDK, duke u treguar shumë  arbitrar në marrjen e vendimeve dhe imponimin e qëndrimeve të tij personale, edhe kur ato shkojnë në dëm të partisë dhe disponimit elektoral, anëtarësisë më të gjerë.
“Kjo situatë e krijuar në LDK, me ndryshim kaq të shpejtë e kaq të madh të parimeve të vendosura në fillim të fushatës elektorale të futura edhe në programin zgjedhor të LDK-së, kinse për të mos bashkëpunuar dhe bashkëvepruar për asnjë çmim me ish partnerët  PAN-it, tregon më së miri se figurat politike me mentalitet arbitrar nuk e respektojnë as programin dhe as parimin, por e shohin vetëm interesin personal. I tillë u dëshmua në këtë rast edhe  kreu politik i LDK-së  Isa Mustafa, peng i së kaluarës së tij në ish Lidhjen Komuniste që nuk bëri gjë tjetër veç se e rishfaqi  një imazh të tij  të vjetër të  së kaluarës së zymtë komuniste”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online)