Dy serbë arrestohen nga Policia e Kosovës: Kishin futur ilegalisht pemë dhe perime në Kosovë

  • 02 prill 2020 - 10:43
Dy serbë arrestohen nga Policia e Kosovës: Kishin futur ilegalisht pemë dhe perime në Kosovë

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Serbisë, të cilët nga njësiti policor janë hasur me automjetin e tyre në të cilin automjet kishin pas të ngarkuar 3.5 ton pemë dhe perime të ndryshme.

Arrestimi ka ndodhur në fshatin Tresavë të Leposaviqit.

Sipas policisë, të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë.

Pas intervistimit të të dyshuarve, janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit.

(Kosova Sot Online)