Kurti takon Anton Qunin, pajtohen se Kosova nuk ka aleat më të madh se ShBA-ja

  • 02 April 2020 - 15:16
Kurti takon Anton Qunin, pajtohen se Kosova nuk ka aleat më të madh se ShBA-ja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve,  Besnik Bislimi, kanë vizituar  Ministrinë e Mbrojtjes, ku takuan ministrin në detyrë, Anton Quni, zëvendësministrin, z. Enver Dugolli, Komandantin e FSK-së, gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama dhe ushtruesin e detyrës së Sekretarit, z. Faruk Gecin.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kryeministri në detyrë së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Anton Quni dhe të tjerët kanë deklaruar se Kosova dhe FSK-ja nuk kanë aleat më të madh se ShBA-ja.

“Fillimisht vizituan Ministrinë ku të gjithë diskutuan gjerë e gjatë për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me misionin dhe detyrat sipas ligjeve të aprovuara në Parlamentin e Kosovës. Përgatitja sa më e mirë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, është elementi kyç i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Shteti i Kosovës dhe FSK-ja nuk kanë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrugën e ndërtimit dhe forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse. Projektet e shumta të përbashkëta me ShBA-të dhe ushtrinë e saj, që nga përgatitja dhe shkollimi i oficerëve dhe nënoficerëve, deri te ato kapitale si pajisje me armatim, janë përcaktim yni strategjik dhe nuk do ndalen për asnjë moment”, thuhet në komunikatë.

Image

(Kosova Sot Online)