E thotë analisti i njohur: Vota është arma më e mirë e sovranit për të “vrarë” hajnat dhe kriminelët që shkatërrojnë shtetin

  • 03 April 2020 - 07:47
 E thotë analisti i njohur: Vota është arma më e mirë e sovranit për të “vrarë” hajnat dhe kriminelët që shkatërrojnë shtetin

“Një gjë duhet ditur se këtu nuk i ka fajet vetëm ky dilinxhi, pa faj nuk është as Hashim Zeza, me provokime dhe ndërsymje politike për pazaret dhe interesat e tija. Hashim zeza, po ashtu, e ka marr punën me yrysh, në kohën kur vendi po lufton me një sëmundje vdekjeprurëse që e ka përfshi në përgjithësi globin. Populli, ose sovrani "vret" vetëm me një gjë, dhe ajo është vota e tij. Pra as vota nuk do të duhej përbuzur dhe vjedhur, ndaj do të ishte mirë që këtë situatë ta kalojmë me gjakftohtësi dhe tepër të matur. Këtë e them se nuk rrinë rehat Hashim zeza, Isa Mustafa me ata kopila të Titos,  dhe ajo banda e PANI-T, banda më famëkeqe e të gjitha kohërave jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin”, thotë analisti politik Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.
 
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili në këtë pozitë ka ardhur fillimisht si kandidat i AKR-së së Behxhet Pacollit, dhe pas marrjes së mandatit të kryetarit ka kaluar në LVV, ka paralajmëruar  hapur se nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të reja, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, do të ketë  destabilizim dhe situatë trazirash në vend, deri në situatë  vëllavrasjes  me qëllim të luftës për pushtet.

Lidhur me këtë alarm të Bahtirit, ka reaguar analisti politik Reshat Badallaj, sipas të cilit, nëse LVV ndjek këtë rrugë të cilën e ka sinjalizuar Agim Bahtiri, atëherë me të vërtetë do të ndodhte një fund i dhimbshëm i këtij subjekti politik, por edhe një tragjedi e pa parashikueshme dhe e pa riparueshme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Badallaj thotë se kushdo qoftë që shkelë vullnetin dhe interesin e qytetarit dhe të shtetit të Kosovës, duhet të ndëshkohet me votë, sepse vota është arma më e mirë e reformimit dhe ndryshimit në një shoqëri demokratike.

Image
Reshat Badallaj

 
“Për mendimin tim është gabim tepër i madh dhe i rëndë,sepse nuk kemi nevojë të vritemi për pushtet dhe për interesa të dikujt. Jemi vrarë shumë me Serbinë fashiste dhe mjerisht thuhet e flitet se ne shqiptarët jemi vrarë edhe për bindje politike, që në këtë të dytën pa u vërtetuar  nuk them asgjë, sepse nuk është zbardhur deri më tani ajo që thonë na kanë  vrarë njerëzit e një partie politike”, thotë Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.
 
Badallaj thekson se nëse dikush duhet të përgjigjet, për një provokim të tillë serioz të situatës, ai është vetë Hashim Thaçi që ka përgatitur skenarin e rrëzimit të Qeverisë dhe tash po e bënë edhe skenarin e ndërtimit të qeverisë tjetër pa partinë fituese të zgjedhjeve. “Një gjë duhet ditur se këtu nuk i ka fajet vetëm ky dilinxhi, pa faj nuk është as Hashim Zeza, me provokime dhe ndërsyemje politike për pazaret dhe interesat e tija. Hashim zeza, po ashtu, e ka marr punën me yrysh, në kohën kur vendi po lufton me një sëmundje vdekjeprurëse që e ka përfshi në përgjithësi globin. Populli, ose sovrani "vret" vetëm me një gjë, dhe ajo është vota e tij. Pra as vota nuk do të duhej përbuzur dhe vjedhur, ndaj do të ishte mirë që këtë situatë ta kalojmë me gjakftohtësi dhe tepër të matur.  Këtë e them se nuk rrinë rehat Hashim zeza, Isa Mustafa me ata kopila të Titos,  dhe ajo banda e PANI-t, banda më famëkeqe e të gjitha kohërave jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin. Pra, këto kërcënime për të derdhur gjak, këto provokime primitive nuk duhet të zënë vend në Kosovë dhe duhet pasur kujdes, sepse mos harroni se mjerisht ka mjaft kësi banditësh e shkuar banditëve që për interesa të tyre, për para dhe për pushtet janë në gjendje të gjakosin vendin. Ne deshëm apo s´deshëm ta pranojmë kjo ka ndodhur”, thotë Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.


 
Sipas Badallajt, partitë politike që ai i quan banda, në vend të betejës për interesa të ngushta e për pushtet, duhet të luftojnë për një jetë më të mirë të qytetarit që të rinjtë të mos ikin jashtë vendit. “Duhet të punojnë të gjithë, të  hapin vende pune, të zhdukin papunësinë, të luftohet hajnia, që pikërisht është e instaluar nga këta kopuk, se nuk ka nga kush tjetër pos kësaj garniture hajnash.

“Pushka më e mirë dhe më e fortë është që të hapen vende pune që të mos ikin rinia në vende të huaja e ta lënë Kosovën bosh dhe në duart  e kryebanditëve që janë me bollëk në Kosovë. Pra, më besoni se sa ka faj Agim Bahtiri, nuk janë të pa faj as hileqarët dhe tinzarët e tipit të Hashim zezës, Isa hajnit dhe argatit të Serbisë dhe banda rrugaçësh e hajnash të peshave të rënda të klanit mafioz PANI-t. Nuk kemi nevojë që këta kopuk të luajnë me fatin e popullit dhe të shtyjnë në armiqësi vëlla me vëlla, pra këto janë lojëra shumë të rrezikshme që dikush pastaj do të mbanë përgjegjësi brez pas brezi”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)