Shkuan për t’i ekzaminuar për koronavirus, banorët e një lagjeje në Indi sulmojnë me gurë punëtorët shëndetësorë
Ky është momenti i tmerrshëm kur një turmë e zemëruar tentoi të qëllonte mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë me gurë ndërsa ata po kërkonin pacientë të infektuar me Covid-19 në Indi.
Sipas medieve të huaja, dy punonjës të shëndetit, të veshur me pajisje të plotë mbrojtëse, u filmuan duke ikur ndërsa turma i ndoqi ata në një rrugicë të ngushtë në rrethin Tattpatti Bakhal në Indore, të mërkurën.
Kjo pasi që banorët e zemëruar hodhën gurë dhe jo vetëm në drejtim të punonjësve të shëndetit.
Si pasojë, thuhet se dy mjeke u plagosën në sulm dhe duhej të shpëtoheshin nga policia.
Njëri prej mjekëve tha: ‘Ne po kërkonim për të dyshuar të prekur me coronavirus gjë që zemëroi banorët e zonës dhe ata filluan të na ndiqnin duke hedhur gurë’.
Ndërkohë burimet lokale kanë thënë se sulmi ishte për shkak të një keqkuptimi në lidhje me përhapjen dhe trajtimin e coronavirusit.
Ndërsa oficerët në stacionin e policisë Chhatripura thanë që katër persona janë arrestuar që atëherë.
(Kosova Sot Online)