Koronavirusi, Tërnava: Qëndroni nëpër shtëpi

  • 03 April 2020 - 20:17
Koronavirusi, Tërnava: Qëndroni nëpër shtëpi

Si rrallëherë oborri i xhamisë është i zbrazët, ani pse është koha e xhumasë.

Të paktë janë ata që në mesditën e kësaj të premteje  po e praktikojnë namazin në këtë objekt fetar.

Por krahas kësaj Myftiu i Kosovës,  Naim Tërnava këtë të premte ka mbajtur hydben e xhumasë.

Por, një gjë të tillë e ka bërë nga ambientet e Bashkësisë Islame.

Nga aty ai bëri thirrje që qytetarët e Kosovës të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Sipas Tërnavës vendimi për të mos falur namazin e xhumasë ka ardhur pas rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

Pos Bashkësisë Islame të Kosovës, kufizime të tilla të riteve fetare janë duke aplikuar edhe bashkësitë e tjera fetare.

(Kosova Sot Online)