Mikrobiologu Raka: 25 % e të infektuarve me COVID-19 s’kanë simptoma, rrini në shpi e pastroni duart

  • 04 prill 2020 - 12:17
Mikrobiologu Raka: 25 % e të infektuarve me COVID-19 s’kanë simptoma, rrini në shpi e pastroni duart

Mikrobiologu Lul Raka ka bërë edhe një herë që të qëndrohet në shtëpi dhe të mos bëhen lëvizje të panevojshme pasi që rreziku për përhapjen e COVID-19 është shumë i madh.

Ai thotë se 25 % e pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nuk kanë kurrfarë simptomash të sëmundjes.

“Dilni jashtë vetëm për të blerë bukë, ushqim, barna dhe për të shkuar në punë (nëse jeni duke punuar në shërbimet publike vitale). Nëse keni dalur jashtë, mbani distancën prej së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet. Pastroni duart me ujë e sapun posa të vini në shtëpi. Mos shkoni në vizita te familjarët e as te miqtë. 25 % e njerëzve të infektuar me coronavirus nuk kanë fare shenja as simptoma të sëmundjes. Edhe ti mund të jesh njëri nga to, ose mund të jetë personi me të cilin po qëndroni tani. Rri n’shpi”, ka shkruar Raka në Facebook.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19, janë konfirmuar 135 raste dhe 1 person ka vdekur.

(Kosova Sot Online)