Isufi: Serbia vendosi në karantinë komunat në veri, ku janë institucionet kosovare?

  • 04 April 2020 - 13:16
Isufi: Serbia vendosi në karantinë komunat në veri, ku janë institucionet kosovare?

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ai ka përmendur se si Serbia ka vendosur në karantinë këto komuna dhe se institucionet kosovare nuk po veprojnë.

“Serbia vendos në karantinë komunat e pjesës veriore të Kosovës. Ku janë institucionet e vendit që nuk veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi?!”, ka shkruar Isufi.

(Kosova Sot Online)