Flet profesor Smaka: Me Qeverinë në  dorëheqje, ja hapat e vetëm për zgjidhje me bazë kushtetuese

  • 04 April 2020 - 16:03
Flet profesor Smaka: Me Qeverinë në  dorëheqje, ja hapat e vetëm për zgjidhje me bazë kushtetuese

“Vetëm në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë së re  sipas nenit 95 paragrafit 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës -së i shpallë  zgjedhjet e përgjithshme. Pra  zgjedhjet e përgjithshme Presidenti i Republikës së Kosovës do t’i shpallte vetëm në rastin e dështimit të  formimit të Qeverisë gjatë dy raundeve të përcaktuara me nenin 95 par. 2-5 të Kushtetutës. Ndaj, nuk është autorizim i Presidentit të RK-së, pas  miratimit të  mocionit për mosbesimin e Qeverisë dhe transformimit të  saj në Qeveri  në dorëheqje, që para përfilljes së dispozitave të  nenit 95 par. 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshme apo të ndërmerrte nismë për formim të ekzekutivit teknik apo të spektrit të gjerë. Lëvizja Vetëvendosja, si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sikundër në raundin e parë ashtu edhe në të dytin të përcaktuar me nenin 95 par. 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, është e autorizuar për të  propozuar kandidatin për mandatimin e Qeverisë se re. Spekulimet e kombinatorikat tjera dalin të jenë voluntariste, juridikisht të pabazuara dhe për aq të parealizuara”, theksoi doktor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.
 
Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar përfundimisht kundër pjesëmarrjen në një qeveri uniteti, më bazë të gjerë, apo sikur që  ka propozuar Presidenti Hashim Thaçi javën e kaluar, respektivisht Qeveri teknike deri në zgjedhjet e radhës. Ky subjekt politik po kërkon me ngulëm që mandati i qeverisë në detyrë të vazhdon derisa të tejkalohet pandemia e koronavirusit, dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Lidhur me këtë mospajtim të shfaqur nga partia e parë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, për Kosova Sot Online ka folur  profesori i së drejtës, doktor Riza Smaka, sipas të cilit, ky qëndrim i LVV-së është paralajmërim serioz i cili mundë të  qon në bllokimin e përpjekjeve të formimit të qeverisë pa VV-në, pse jo edhe në fërkime  me tensione të rrezikshme politike, prandaj hapat në vijim që do të ndërmerr presidenti Hashim Thaçi duhet të jenë të bazuar në mënyrë shumë precize në provizionet e qarta kushtetuese dhe ligjore. Doktor Smaka thekson se në çfarëdo interpretimi profesional që mundë të bëhet, nuk mundë të ketë qeveri të re në situatën nëpër të cilën po kalon vendi, pa pjesëmarrjen e subjektit të parë politik të dalë nga zgjedhjet.

Image
Riza Smaka

 
“Aktualisht, në  vendin tonë, nga momenti i miratimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë së administruar nga z. Kurti, konform me nenin 100 paragrafin 6 të  Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekziston dhe funksionon Qeveria në dorëheqje. Qeveria në  dorëheqje, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, i ushtron funksionet e përcaktuara me nenin 93 dhe 94 të Kushtetutës ,nga se, me asnjë  dispozitë kushtetuese as ligjore, të bazuar në Kushtetutë nuk është përcaktuar ndryshe dhe, se vendi nuk mund të imagjinohet as të  lejohet pa institucionin kryesor për ekzekutimin eakteve ligjore e nënligjore në  fuqi. Në rastin kur, Kryeministri jep dorëheqje apo për ndonjë  shkak tjetër, pra edhe të miratimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë, Presidenti i Republikës  së Kosovës,  konform me nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së,në konsultim me partitë politike përkatësisht koalicionin politik që ka firuar shumicën në Kuvend, mandatonkandidatin e ri për formimin e Qeveris. Kjo dispozitë përkon dhe i referohet dispozitës së nenit 95 paragrafit 1 të Kushtetutës me të cilën është përcaktuar se pas zgjedhjeve, Presidenti i RK-së, i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike përkatësisht koalicionin që ka fituarshumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë. Ndaj, pas miratimit të mocionit për mosbesimin e ish Qeverisë, ajo Qeveri quhet nëdorëheqje, ushtron funksionet e ekzekutivit deri në formimin e Qeverisësë re në kushtet dhe procedurën e përcaktuar për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të rregullta apo të jashtëzakonshme”, thotë doktor Smaka për “Kosova Sot Online”.


 
Duke qenë se rezultati i zgjedhjeve, e ka nxjerr parti fituese LVV-në , Smaka thekson se  veprimi ligjor dhe kushtetues i bërjes së Qeverisë se së re nuk mundë të arrihet duke anashkaluar këtë subjekt politik sepse konsiderohet shkelje kushtetuese që mundë të prodhon krizë të re me situatë akoma më të acaruar e të pa menaxhueshme.
“Sikundër dihet, Lëvizja Vetëvendosja ishte subjekti politik fitimtar nga zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme dhe ,si i tillë,kurdoherë e ka të drejtën për të propozuar kandidatin ose kandidaten për formimin e Qeverisë së re”, thotë Smaka. Sipas tij dështimi i partisë së parë fituese të zgjedhjeve, për ta formuar qeverinë, automatikisht e qon vendin në zgjedhje të reja. Kjo rrugë zgjidhje, sipas z. Smaka vlen edhe tani pas shkarkimit të kryeministrit Kurti. “Vetëm në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë së re  sipas nenit 95 paragrafit 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës -së i shpallë  zgjedhjet e përgjithshme. Pra  zgjedhjet e përgjithshme Presidenti i Republikës së Kosovës do t’i shpallte vetëm në rastin e dështimit të  formimit të Qeverisëgjatë dy raundeve të përcaktuara me nenin 95 par. 2-5 të Kushtetutës. Ndaj,nuk është autorizim i Presidentit të RK-së, pas miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë dhe transformimit të  saj në Qeveri  në dorëheqje, që para përfilljes sëdispozitave të  nenit 95 par. 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshme apo të ndërmerrte nismë për formim të ekzekutivit teknik apo të spektrit të gjerë. Lëvizja Vetëvendosja , si  fitimtare e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sikundër në raundin e parë ashtu edhe në të dytin të përcaktuar me nenin 95 par. 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, është e autorizuar për të  propozuar kandidatin për mandatimin e Qeverisë se re. Spekulimet e kombinatorikat tjera dalin të jenë voluntariste, juridikisht të pabazuara dhe për aq të parealizuara”, theksoi doktor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)