Alarmon profesori Smaka: Kosova me krizë qeveritare, strukturat paralele serbe veprojnë pa pengueshëm

  • 05 April 2020 - 09:03
Alarmon profesori Smaka: Kosova me krizë qeveritare, strukturat paralele serbe veprojnë pa pengueshëm

“Autoritetet policore serbe jo vetëm ditë më, parë por jo rrallë herë e kanë pas cenuar sovranitetin e shtetit tonë me hyrje arbitrare në tokat tona, me okupime faktike të disa pjesëve të territorit të Kosovës, veçanërisht në atë të Kamenicës. Në mënyrë heshtake gjendja e tillë është pranuar nga autoritetet ushtarake ndërkombëtare dhe ato vendore. Është më lehtë të ndërmerren akte agresive të tilla e të ngjashme kur të na " kaloj miu nëpër mustak" njëherë çfarë ishte tjetërsimi i padrejtë i mbi 8000 hektarëve të tokave kosovare nëpërmjet ratifikimit të "demarkacionit" të bërë nga 80 ish deputet e të stimuluar dhe të intriguar nga liderët e subjekteve politike parlamentare, pos atyre të VV-së”, thotë Smaka për” Kosova Sot Online”.

 

 

Image
Riza Smaka

Profesori i së drejtës Riza Smaka e vlerëson tepër jo serioze sjelljen e pa përgjegjshme të partive politike, që po prodhojnë krizë në këtë situatë të vështirë në të cilën gjendet Kosova, madje duke krijuar hapësirë akoma më të gjerë veprimi provokues ndaj institucioneve legale të shtetit të Kosovës, nga strukturat ilegale e paralele serbë që po veprojnë në zonat e banuara me shumicë, me popullatë serbe, sikur që është Mitrovica Veriore dhe komunat e veriut të banuara me shumicë serbe.   

Këto struktura që nuk ju nënshtrohen ligjeve të Kosovës, po e sfidojnë shtetin tonë edhe me shpalljen e njëanshme të gjendjes së jashtëzakonshme në raport me situatën e krijuar nga pandemia e Koronavirusit, sipas direktivës së Serbisë, duke e konsideruar territorin e Kosovës pjesë të Serbisë dhe në zbatim të ligjeve të këtij shteti. Po ashtu, mos funksionimin e institucioneve të shtetit të Kosovës në këtë kohë Krize, Serbia e ka shfrytëzuar edhe për provokime të drejtpërdrejta, duke ndërhyrë brenda territorit të Kosovës në zonën kufitare me Serbinë në komunën e Kamenicës.

Profesor Smaka thotë se Kosova, nga sjellja e pa pa përgjegjshme politike, këto pasoja të ndërhyrjes së Serbisë në sovranitetin dhe integritetin e Kosovës po i vuan qënga viti 2000 e deri në ditët e sotme, sepse autoritetet kosovare nuk ia kanë arrtë qëllimit që të shtrijnë pushtetin ekzekutiv e as gjyqësor në pjesën e Kosovës tej lumit Ibër.

Mirëpo problem tjetër që tash po shpërfaqet, me provokim akoma më serioz, sipas tij, është ndërhyrja e vazhdueshme e forcave policore serbe në zonën kufitare të Kamenicës. Sipas profesorit Smaka, kjo sjellje e pa përgjegjshme po i ngjan atij veprimit që ndodhi para dy vjetësh, duke i falë Malit të Zi 8 mijë keptar tokë. “Autoritetet policore serbe jo vetëm ditë më, parë por jo rrallë herë e kanë pas cenuar sovranitetin e shtetit tonë me hyrje arbitrare në tokat tona, me okupime faktike të disa pjesëve të territorit të Kosovës,veçanërisht në atë të Kamenicës. Në mënyrë heshtake gjendja e tillë është pranuar nga autoritetet ushtarake ndërkombëtare dhe ato vendore. Është më lehtë të ndërmerren akte agresive të tilla e të ngjashme kur të na "kaloj miu nëpër mustak" njëherë çfarë ishte tjetërsimi i padrejtë i mbi 8000 hektarëve të tokave kosovare nëpërmjet ratifikimit të " demarkacionit" të bërë nga 80 ish deputet e të stimuluar dhe të intriguar nga liderët e subjekteve politike parlamentare, pos atyre të VV-së. Aq më parë kur deri tani një numër i konsideruar i ish pushtetarëve dyshohej se ishin të korruptuar keq e thellë dhe për aq ishin të lëndueshëm " vulnerable" dhe jo aktivë”, thotë Smaka për” Kosova Sot Online”.

Kjo klasë politike e korruptuar, sipas profesor Smakës, në vend se të përkujdeset për rend dhe ligj, duke bashkëpunuar me Qeverinë, për ta ruajtur edhe tërësinë territoriale të shtetit, janë bërë bashkë dhe po duan ta rrëzojnë atë, duke lënë anash sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. “Aktualisht ish pushtetarët pothuaj se janë të orkestruar për t' i pezulluar veprimet anti korrupsion të të gjitha formave nëpërmjet rrëzuarës së Qeverise .Në këtë kontekst mbërthehet pandemia globale që e ka përfshirë edhe Kosovën ,keq funksionimi i institucioneve publike, shkalla e lartë e papunësisë, bllokimi i lëvizjeve të lirshme jashtë, skamja e shtresave të gjëra e pakënaqësia dhe dëshpërimi i përgjithshëm”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

 

Për më keq, Smaka thotë se në kohë te fundit, nën ndikimin e orientalistëve radikal mysliman e ortodoks, në vendin tonë janë quar peshë jo pak hiena antiamerikane e antishqiptare, gjë që nuk mundë të kalohet pa pasoja të rënda e të pa parashikuara ndër të cilat janë edhe ofanzivat arbitrare policore serbe në territorin e vendit tonë, pradnaj këtë nuk duhet lejuar ta bëjnë të korruptuarit.

“Ftohja, e mos e dashtë Zoti, acarimi i relacioneve të Amerikës ndaj Kosovës, ndër tjera do të krijonte premisa të volitshme për inkurajimin e hegjemonistëve serbiane për të na atakuar në forma të ndryshme. Sikundër dihet në vendin tonë nuk funksionon përgjegjësia morale, politike ,materiale as penale e titullarëve të funksionarëve publike për abuzimet, spekulimet e dështimet e tyre gjatë ushtrimit të posteve të besuara”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online)