Godet analisti i njohur: Hashim Thaçi po e shkelë Kushtetutën, po i jep vetes kompetencat që nuk i takojnë

  • 06 April 2020 - 15:40
Godet analisti i njohur: Hashim Thaçi po e shkelë Kushtetutën, po i jep vetes kompetencat që nuk i takojnë

“Këto qëndrime kontraverse atëherë si kryeministër dhe tash si president, janë duke i dëmtuar proceset e gjithëmbarshme zhvillimore të Kosovës. Edhe tash po dëshiron me i marr kompetencat që nuk i takojnë me kushtetute, kur dihet se Kosova nukështë shtet presidencial. Në këtë situate të krijuar, Presidenti i vendit, në pajtim me partitë politike duhet ta shpërndan Parlamentin dhe të kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në kohën më të volitshme”, thotë Mulliqi për “Kosova Sot Online”.

 

 

Image
Skender Mulliqi

Derisa kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka vazhduar edhe me ditën e dytë të takimeve përfaqësuesve të partive politike, për ti konsultuar ata rreth veprimeve që do të duhet ndërmarr në funksionalizimin e plot të institucioneve të shtetit, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës, për formimin e një qeverie të re transitore deri në zgjedhjet e radhës, për tejkalimin e situatës me pandeminë e koronavirusit, analistët politik e akuzojnë Presidentin Thaçi dhe subjektet politike që votuan për shkarkimin e Qeverisë se kanë përgatitur një skenar të turpshëm, dhe një veprim kriminal të rrezikshëm ndaj shtetit, duke dalë kështu të gjithë të korruptuarit dhe inkriminuarit mbi ligjin e Kushtetutën, për ta shfrytëzuar të situatë pandemie për ta uzurpuar shtetin dhe përmbysur vullnetin qytetar për ndryshime. Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik Skënder Mulliqi.

Analisti Mulliqi konsideron se mos shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, sipas nenit 82.2 të Kushtetutës, për të shkuar në zgjedhje të reja, dhe për ta lënë Qeverinë Kurti në detyrë, derisa të formohet qeveria e re, e dëshmon më së misi faktin se sa të rënda janë shkeljen e Kushtetutës së Kosovës nga vetë Presidenti, i cili në situata të ndryshme bënë edhe interpretime të ndryshme të zgjidhjes kushtetuese të krizës të cilën e ka prodhuar vetë së bashku me aleatët e vjetër të gradës politike që i nënshtrohet atij.

Sipas Mulliqit, grusht shtetin e parë duke abuzuar me kushtetutën, Hashim Thaçi e ka realizuar duke rrëzuar ish Presidentin Fatmir Sejdiun, e për të vazhduar tutje më rrëzimin e qeverive deri të kjo e Kurtit, sipas interesit të tij.

“Shteti ishte për dy dekada i kapur nga strukturat e vjetra politike që e kishin pushtetin deri me tash. Dhe, natyrisht së këta janë bërë vetë ligji dhe Kushtetuta e vendit. Thaçi sa ishte kryeministër janë rrezuar qeveritë pa e dërguar mandatin deri në fund , kur atij i ka leverdisur pa e pasur dert shumë për kushtetutë . Dihet se nukështë sikur një kryeministër jep dorëheqje nga posti, dhe tjetër është kur shkarkohet komplet qeveria .Po ashtu dihet gjithashtu së si ka ndodhur rasti për dorëheqje të presidentit Sejdiu, se nuk bënë me qenë president dhe kryetar i partisë në të njëjtën kohë. Kjo do të ishte në rregull sikur, që kjo ti bëhej më dije Sejdiut qysh në fillim të mandatit, por dorëheqja e presidentit Fatmir Sejdiu ndodhi pas njëviti e gjysmë si president.

Kjo dorëheqje e Sejdiut erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese , por nën trysnin e Thaçit kur atij kjo punë edhe i leverdisi”, thotë analisti Skënder Mulliqi për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas Mulliqit, ndryshimi i qëndrimeve të Hashim Thaçit, në momente të ndryshme, rreth marrjes së vendimit për situatën pas rrëzimit të Qeverisë, është bërë dhe po bëhet edhe tani sipas dëshirës she interesit të tij personal, jo të bazuar në normat e sakta të zgjidhjes kushtetuese, që në këtë rast do të duhej të ishte shpërbërja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të reja.“Këto qëndrime kontraverse atëherë sikryeministër dhe tash si president, janë duke i dëmtuar proceset e gjithëmbarshme zhvillimore të Kosovës. Edhe tash po dëshiron me i marr kompetencat që nuk i takojnë me kushtetute, kur dihet se Kosova nuk është shtet presidencial. Nëkëtë situate të krijuar, Presidenti i vendit, në pajtim me partitë politike duhet ta shpërndan Parlamentin dhe të kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në kohën mëtë volitshme”, thotë Mulliqi për “Kosova Sot Online”.

 

Ndryshe ai thotë se të gjitha zgjidhjet tjera si alternativa do të mundë të bëheshin vetëm nëse ato i kërkon nga ana e Presidentit partia e parë fituese e zgjedhjeve, në marrëveshje me subjektet tjera politike, e që në këtë rast nuk ka diçka të tillë.

“Nëse partitë politike kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja atëherë presidenti duhet të kërkojë nga LVV emrin e një kandidati për kryeministër. Ne këtë rast VV ka të drejtë ta propozojë serish Kurtin për mandatar të qeverisë. Nëse LVV nuk e ofron emrin e një mandatarit të ri, Kurti mbetet kryeministër në dorëheqje derisa tëmbahen zgjedhjet e reja. Pas kësaj situate të krijuar presidenti nuk mund ta nominojë një kandidat për kryeministër nga radhët e subjekteve tjera politike që nuk i kanë fituar zgjedhjet. Nëse presidenti e bënë këtë punë për të formuar qeveri të re nga partitë, pa lejen e VV-së , të cilat nuk i kanë fituar zgjedhjet ,atëherë ajo qeveri nuk do të ishte legjitime”, thotë analisti politik Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas Skënder Mulliqit,sido dhe sado që do të mundohen ta arsyetojnë dhe kamuflojnë hartuesit e këtij skenari një vendim të Presidentit, për të mos shkuar në zgjedhje të reja, për ta “amnistuar”kuvendin nga shpërndarja, për ta bërë një qeveri të re nga kjo legjislaturë, madje edhe pa VV-në, ai veprim nuk mundë të ketë emërtim tjetër veç se shkelje e kushtetutës me marrëveshje politike për ta realizuar grusht shtetin ndaj Qeverisë dhe forcimin e pozitës së presidentit në mënyrë të kundërligjshme, për interesa personale dhe të grupeve politike të shantazhuara dhe inkriminuara që i nënshtrohen atij, sepse janë të lidhura me krimin.

“Të theksojmë me këtë rast se strukturat që instaluan krimin, korrupsionin dhe shume dukuri tjera negative , nuk idëshiruan ndryshimet pozitive ne vend, dhe filluan gjahun kundër qeverisë së Albin Kurtit. E shfrytëzuan rastin e pandemisë , për mocion që na bën edhe gazin e botës demokratike. Synimin e parë për ta rrëzuar qeverinë e arritën në emër të kauzave të rreme për taksën dhe prishjen më Amerikën, e në fakt e kishin që mos tu dalin të palarat që i bën për 20 vite. Kurse e dyta është se po dëshirojnë që në mënyrëilegjitime të kthehen në pushtet .Nuk po dëshirojnë më për të kuptuar së koha e tyre ka perënduar, se kalon edhe kjo gjendje emergjente me pandeminë, e do të përballën më votën e sovranit, por kësaj radhe do të ikin nga skena politike turpshëm për mos u kthyer kurrë më. Këtamoti e kanë humbur besimin e qytetarëve të Kosovës’, thotë analisti politik SkënderMulliqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)