E thotë analisti i njohur: Të korruptuarit dhe shantazhuarit, rrëzuan Qeverinë Kurti për ti falë shtetit serb dëmet dhe krimet e luftës

  • 07 April 2020 - 07:15
E thotë analisti i njohur: Të korruptuarit dhe shantazhuarit, rrëzuan Qeverinë Kurti për ti falë shtetit serb dëmet dhe krimet e luftës

“Pa dyshim që me rrëzimin e qeverisë Kurti, Kosova ka humbur një rast të mirë për ta paditur Serbinë për krime lufte. Partitë e tjera kishin njëzet vite kohë dhe pushtet për ta bërë një gjë të tillë por nuk donin, sepse hajnitë ishin primare për ta. Edhe kjo është një nga arsyet pse u bënë të gjithë bashkë për rrëzimin e qeverisë "Kurti". Këta janë në gjendje të bëjnë çfarë të kërkon Serbia, vetëm e vetëm të qëndrojnë në pushtet”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.
 
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me 83 votat e tyre rrëzuan Qeverinë Kurti sipas analisteve politik, i kanë bërë popullit dhe shtetit të Kosovës një tradhti të rëndë kombëtare, sepse me rrëzimin e kësaj qeveria kanë pamundësuar edhe ushtrimin e padisë ndaj shtetit serb për krimet e luftës që  janë bërë në Kosovë tash e  22 vite më parë e për të cilat, nuk është kujtuar asnjë qeveri e deritanishme të kërkon llogaridhënie nga shteti serb.

Për këtë humbje të madhe të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, që është pasojë e rrëzimit të Qeverisë Kurti ka folur edhe nënkryetarja e LDK-së Vjosa osmani, njëhrit kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka treguar se në programin qeverisës që e kishin harmonizuar me një angazhim të madh disa javor, një nga pikat kyçë ka qenë edhe kërkimi i llogarisë nga shteti serb për krimet dhe dëmet e luftës, por që tash aji program do të jetë i pa zbatueshëm.
 “Për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi”, ka thënë Vjosa osmani duke kujtuar  fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anë e këndë Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë shqetësim të kryetares së Kuvendit, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit pasojat do të jenë të pa kthyeshme në këtë drejtim me rrëzimin e Qeverisë Kurti.
"Pa dyshim që me rrëzimin e qeverisë Kurti, Kosova ka humbur një rast të mirë për ta paditur Serbinë për krime lufte. Partitë e tjera kishin njëzet vite kohë dhe pushtet për ta bërë një gjë të tillë por nuk donin, sepse hajnitë ishin primare për ta. Edhe kjo është një nga arsyet pse u bënë të gjithë bashkë për rrëzimin e qeverisë "Kurti". Këta janë në gjendje të bëjnë çfarë të kërkon Serbia, vetëm e vetëm të qëndrojnë në pushtet”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.


 
Duke parë jo seriozitetin dhe nënshkrimin e politikanëve të korruptuar të Kosovës karshi Serbisë, Krasniqi thotë se edhe faktori ndërkombëtar nuk ka bërë presion ndaj tyre, por i ka mbështetur ata në mënyrë të heshtur, duke parë se  për interes e kanë pushtetin dhe jo shtetin, dobësi kjo që nuk mundën ta gjejnë te Albin Kurti. “Bashkësia ndërkombëtare e ka parë dobësinë e tyre, dhe dobësia e tyre është pushteti dhe hajnitë. Të gjithë këta lehtë mundë të shantazhohen dhe t'i bëjnë dëm shtetit, kurse Albin Kurti nuk mundë të shantazhohet lehtë, sepse nuk ka dosje për hajni dhe krime të ndryshme. Dhe as pushtetin nuk e ka marr përmes pazareve të ndyra politike, por me votë të pastër të popullit”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)