Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson: Kryeministri dërgohet në kujdes intensiv

  • 07 April 2020 - 08:33
Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson: Kryeministri dërgohet në kujdes intensiv

Kryeministri Boris Johnson është dërguar në kujdes intensiv, pasi është shtrirë në spital që nga dita e djeshme sepse ishte infektuar me koronavirus.

“Që nga e diela në mbrëmje, Kryeministri ka qenë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin St Thomas”, në Londër, pasi u pranua me simptoma të vazhdueshme të koronavirusit.

Një zëdhënës për Nr.10 tha: “Gjatë kësaj pasdite, gjendja e Kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv në spital.

“Kryeministri i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab, i cili është Sekretari i Parë i Shtetit, të zëvendësojë atë kur është e nevojshme.

“Kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm dhe falënderon të gjithë stafin e NHS për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur.”

Johnson u zhvendos në ICU (njësia e kujdesit intensiv) në St Thomas ‘rreth orës 7 të mëngjesit të së hënës pasi gjendja e tij u përkeqësua gjatë kësaj pasdite, tha zëdhënësi.

Ai është zhvendosur në ICU si një masë paraprake nëse ai kërkon ventilim për të ndihmuar shërimin e tij.

(Kosova Sot Online)