Mustafa uron që Boris Johnson të shërohet sa më shpejt

  • 07 April 2020 - 13:55
Mustafa uron që Boris Johnson të shërohet sa më shpejt

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson që së fundmi iu është përkeqësuar gjendja si pasojë e koronavirusit.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka uruar që të shërohet sa më shpejti kryeministri Britanisë, duke thënë se bota ka nevojë për njerëz të tillë karizmatik.

“E përjetojmë me shqetësim gjendjen shëndetësore të mikut tanë, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, të prekur nga Covid -19.

Uroj që sa më shpejtë të shërohet dhe të vazhdojë ta drejtojë vendin e tij dhe vendin mik të Kosovës. Bota ka nevojë për njerëz të tillë karizmatik, me plotë energji pozitive dhe forcë”, ka shkruar Mustafa.

(Kosova Sot Online)