Deputeti i VV’së thotë se duhet të shkarkohet edhe menaxhmenti i KEK’ut

  • 07 April 2020 - 19:08
Deputeti i VV’së thotë se duhet të shkarkohet edhe menaxhmenti i KEK’ut

Në vazhdën e shkarkimeve, sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se drejtori ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” është liruar nga detyra dhe është kthyer në pozitën e mëhershme si drejtor për konsumatorë.

Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se njësoj si edhe me bordet tjera, duhet të veprohet edhe me atë të KEK-ut.

“Besoj që edhe në KEK duhet të veprohet sikurse me ujësjellësin, infrakosin, telekomin duke shkarkuar menaxhmentin për shkak keqpërdorimeve që kanë ndodhur vite me radhë”, shkruan Bajqinovci.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë ka shkarkuar bordin e ujësjellësit, infrakosit dhe të telekomit.

E më vonë në pozita të bordeve u emëruan persona të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, cka solli shumë reagime për shkak se ishte vet Kurti i cili kishte premtuar çkapje nga këto pozita.


(Kosova Sot Online)