Vjosa Osmani gjatë fushatës zgjedhore e kishte lënë të hapur koalicionin LDK – AAK

  • 07 April 2020 - 23:04
Vjosa Osmani gjatë fushatës zgjedhore e kishte lënë të hapur koalicionin LDK – AAK

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka deklaruar të martën se ajo nuk do të hyjë në listën garuese të LDK’së nëse subjekti i saj bën një koalicion me partitë e PAN’it.

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyjë asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani.

Mirëpo kjo dekalratë e kryeparlamentares bie në kundërshtim me atë që Osmani kishte deklaruar në fushatën zgjedhore para zgjedhjeve të 6 tetorit më 2019.

Nëse koalicioni me LVV’në dështon, Osmani kishte thënë që Këshilli Drejtues i LDK’së e ndalon vetëm koalicionin me PDK’ne, të cilës ajo i kishte rënë vijë të kuqe, por jo edhe AAK’së.

VV fitoi zgjedhjet e 6 tetorit dhe lidhi koalicion me LDK’në, e cila ishte e dyta me një dallim të vogël në vota. Lidhja e koalicionit mes këtyre dy partive zgjati tre muaj dhe pastaj qeveria e këtij koalicioni ra 50 ditë pas formimit me një mocion pikërisht nga LDK’ja.

(Kosova Sot Online)