Mbi 80 mijë të vdekur nga koronavirusi në krejt botën

  • 07 April 2020 - 23:13
Mbi 80 mijë të vdekur nga koronavirusi në krejt botën

Për shkak të COVID-19 në botë kanë humbur jetën 81478 persona. Këto janë të dhënat më të fundit nga universiteti “John Hopkins” me bazë në SHBA.

Bazuar në të dhënat e universitetit, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus tejkalon shifrën 1418572

Ndërkohë që numri i të shëruarve ka shkuar në 301398.

Në 24 orët e fundit, Franca ka shënuar një nga rekordet më të errët të pandemisë së kornavirusit, 1,417 viktima. Sipas të dhënave zyrtare 11,059 persona janë konstatuar si raste të reja.

Aktualisht në Francë ka 109,069 të prekur nga koroavirusi i ri, 10,328 nga të cilët kanë ndërruar jetë ndërsa 19,337 janë shëruar.

Franca bëhet kështu vendi i katërt në botë me më shumë të prekur dhe viktima nga pandemia pas SHBA, Italisë dhe Spanjës.

Njëzetekatër orësh i fundit ka qenë më i errëti deri më tani në Britaninë e Madhe, pasi kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 786 persona.

Numri total i viktimave ka shkuar në 6159 që nga shpërthimi i pandemisë.

Në Itali, që nga nisja e epidemisë së COVID-19, janë infektuar 135.586 persona. Në 24 orët e fundit janë infektuar 3039 vetë, ndërsa kanë humbur jetën 604 vetë.

Numri total i viktimave ka arritur sot në 17,127. Numri i pacientëve në terapi intensive është 3,792 me një ulje të ndjeshme me një ditë më parë me 106 pacientë më pak.

Numri i pacientëve të shëruar është 24,392 me 1,555 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në rajonin e Lombardisë numri i përgjithshëm i viktimave është 9,484 e janë 282 viktima më shumë se një ditë më parë.

Të infektuarit në Lombardi kanë arritur sot në 52,325 e janë 791 raste pozitive më shumë të shënuara gjatë 24 orëve të fundit.


(Kosova Sot Online)