Ishte organizuar një dasmë, kështu u përhap koronavirusi në Zveçan

  • 08 April 2020 - 09:37
Ishte organizuar një dasmë, kështu u përhap koronavirusi në Zveçan

Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Lavdim Peci ka folur për gjendjen në këtë komunë pasi janë identifikuar tashmë 33 raste të personave të infektuar me COVID-19.

Sipas Pecit, në Zveçan gjithçka kishte filluar kur në lagjen “Matica”, ku ishte organizuar një dasmë, në një restoran dhe pastaj ishte shpërndarë virusi.

 “Deri mbrëmë 33 persona janë të lajmëruar që janë të prekur nga COVID-19. Në tri fshatrat për fat të mirë nuk ka ende asnjë shqiptar të infektuar. Kemi dezinfektuar tri fshatra me zjarrfikësit bashkë”, tha Peci.

Ai tha se janë duke u furnizuar vazhdimisht me ushqim nga Kryqi i Kuq, por sa i përket furnizimit me disa barëra, kanë pasur problem në dy ambulanta të kësaj komune.

“Kryqi i kuq është duke shpërndarë në pjesën veriore, nuk ka mungesë janë duke shpërnda ndihma. Jemi pak keq për disa barëra, dy ambulanta nuk kanë barëra”, tha ai.

(Kosova Sot Online)