Digjet një shtëpi në Pejë

  • 08 April 2020 - 10:38
Digjet një shtëpi në Pejë

Një banor i fshatit Zllapek të Pejës ka lajmëruar policinë se i është djegur shtëpia.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, ku ankuesi ka raportuar se i është djegur shtëpia.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë shuar zjarrin.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)