Vijnë akuza të rënda : Ja pse bandat e krimit frikësohen nga gjykimi i popullit

  • 08 April 2020 - 15:21
Vijnë akuza të rënda : Ja pse bandat e krimit frikësohen nga gjykimi i popullit

“Po të dënohen vetëm me burg këta do të ishin të kënaqur sepse do t´iu konfiskohet edhe pasuria disa milionëshe që e kanë vjedhur nga buxheti i shtetit, kanë vjedhur djersën e taksapaguesve. Pra, vetëm idiotët dhe vagabondët mundë të përdorin fjalën dyshohet sepse këtu nuk zë vend aspak fjala dyshim. Ndryshe si mundë të përdoret fjala dyshohet kur i njeh çdo mëhallë, çdo qytet se këta kryebanditë para luftës nuk kishin as brekë e as çorapë dhe tlinat i ndërronin me vëllezër dhe më thoni se si u bënë super milionerë, si siguruan qindra hektar toke, a e dini se kanë siguruar pasuri jo me pak se për 30 breza dhe mendoni se nuk e dinë këtë kjo bandë kriminelësh e mafiozësh se një ditë duhet të dalin para ligjit, prandaj sillen kështu”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Analisti politik e sheh skenën politike të Kosovës të ndarë në dy grupe, por mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kundër këtyre zgjedhjeve, si ndarje në bllokun e partive të krimit, që kundërshtojnë ballafaqimin me popullin dhe anën tjetër, atë të sundimit të ligjit që është gati ti ndjek të korruptuarit dhe ti shkëpus lidhjet e tyre mafioze. Kështu vlerëson analisti politik Reshat Badallaj, duke parë pozicionimin kundër zgjedhjeve të reja që e kanë bërë të qartë LDK, PDK, AAK, NISMA e AKR, gjatë konsultave me Presidentin Thaçi, e që ky i fundit ka vendosur të favorin e tyre.

 

Image
Reshat Badallaj

“Është shumë e qartë,lexohet dhe kuptohet fare lehtë se përse u ka hyre frika në palce bandave politike, që unë personalisht nuk i quaj parti, sepse lëre që nuk e meritojnë fare,por janë sjell taman si bandat mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale. Do të thotë me fjalë të tjera, frikësimi i tyre është se kanë bërë krim, kanë bërë hajni që askush deri më tani as në tërë Ballkanin nuk kanë bërë si në Kosovë. Këto banda dhe këta kryebandit e dinë shumë mirë që në qoftë se behet shteti ligjor, këta kryebanditë dhe ata banditët që i kanë aty rrotull do të përfundojnë në burg”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”. Përveç Burgut, Badallaj thotë se këta do të mbeteshin lakuriq, edhe pa pasurinë që ja kanë vjedhur popullit, sepse ajo të ju konfiskohej e tëra ajo që nuk mundë ta arrestojnë me punën e tyre të ligjshme.

“Po të dënohen vetëm me burg këta do të ishin të kënaqur sepse do t´iu konfiskohet edhe pasuria disa milionëshe që e kanë vjedhur nga buxheti i shtetit, kanë vjedhur djersën e taksapaguesve. Pra, vetëm idiotët dhe vagabondët mundë të përdorin fjalën dyshohet sepse këtu nuk zë vend aspak fjala dyshim. Ndryshe si mundë të përdoret fjala dyshohet kur i njeh çdo mëhallë, çdo qytet se këta kryebanditë para luftës nuk kishin as brekë e as çorapë dhe tlinat i ndërronin me vëllezër dhe më thoni se si u bënë super milionerë, si siguruan qindra hektar toke, a e dini se kanë siguruar pasuri jo me pak se për 30 breza dhe mendoni se nuk e dinë këtë kjo bandë kriminelësh e mafiozësh se një ditë duhet të dalin para ligjit, prandaj sillen kështu”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas Badallaj, bandat e tilla janë edhe më të rrezikshme sepse pas rrëzimit të Qeverisë, mundë ta destabilizojnë edhe vendin, sepse vetëm duke krijuar situata të tilla krize mundë ta vazhdojnë jetëgjatësinë e tyre. “Behane nuk është vetëm kjo që e rrezuan Qeverinë, por është se këta kërkojnë turbullira dhe ta bëjnë lesh Kosovën që të përfitojnë në kohë. Kryebanditët ju nuk e dini ku e kanë edhe hallin tjetër sepse e dinë se Kosova nuk ka buxhet që të mbahen sërish zgjedhjet, ishte e para, e dyta, askush në këtë kohë nuk do të dilte jashtë dhe të votonte dhe e treta dhe me e rëndësishmja kjo bande banditësh janë 100% të sigurt se nuk do të kalonin pragun dhe se populli aq shumë i urren që do të humbasin në mënyrën më të turpshme që nuk e njeh historia jo vetëm shqiptare,por edhe historia botërore”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)