Begaj: Situata në Malishevë është më alarmante, duhet të kenë përkrahje më shumë

  • 09 April 2020 - 10:40
Begaj: Situata në Malishevë është më alarmante, duhet të kenë përkrahje më shumë

Kreu i Malishevës, Ragip Begaj ka folur para mediave pas takimit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

Begaj ka kërkuar nga kryeministri në detyrë bashkëpunim më të madh me komunën e Malishevës.

Ai ka deklaruar se tashmë gjendja është alarmante, dhe se do të jenë mirënjohës nëse marrin më shumë ndihmë nga institucionet.

“Jemi në momentet më të fshira, po besoj që bashkëpunimi do të rritet edhe qeveria do të ketë një përkujdesje më të madhe për Malishevën, pres një përkrahje më të fuqishme, qendra familjare deri tani është e pajisshme, po situata në Malishevë është më alarmante, besoj që duhet të kenë përkrahje më shumë çka do që të marrin hapa do të jemi mirënjohjes, do të punojmë bashkë për të kaluar këtë të keqe”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)