Sot pastrohen rrugët e fshatit Topanicë

  • 09 April 2020 - 12:06
Sot pastrohen rrugët e fshatit Topanicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ekipet në terren janë duke i pastruar rrugët në Topanicë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se janë të përkushtuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por se pjesa kryesore iu takon qytetarëve.

“Ekipet në terren janë duke i pastruar rrugët në Topanicë. Ne jemi të përkushtuar në parandalimin e virusit COVID-19, por normalisht që pjesa kryesore ju takon juve”, ka shkruar Kastrati. 

(Kosova Sot Online)