I karantinuari nga Smrekonica shëtitet në Vushtrri, arrestohet nga policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, tashmë vatër e koronavirusit pasi e kishte shkelur urdhrin për karantinim.
Sipas policisë i dyshuari kishte thënë se ka dalë nga shtëpia për të kryer disa shërbime në qytet.
Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe procedohet në procedurë të rregullt, njofton policia.
Pas konfirmimit të 10 rasteve pozitive me koronavirus ky fshat i Vushtrrisë tashmë është izoluar dhe pritet të bëhen testime të banorëve të tjerë, çka do të thotë se potencialisht numri i të infektuarve mund të rritet.
(Kosova Sot Online)