Nagavci: LDK dhe PDK u koordinuan për të mos përkrahur masat e qeverisë

  • 10 April 2020 - 15:29
Nagavci: LDK dhe PDK u koordinuan për të mos përkrahur masat e qeverisë

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se rezoluta e propozuar nga PDK-ja është konfuze dhe se dy partitë LDK dhe PDK u koordinuan mes vete.

“Deri në këtë moment nuk ka iniciativë dhe PDK ka kërkuar seancë dhe kanë prezantuar një rezolutë që është konfuze. Ishte e qarte dhe vullnet i PDK dhe LDK qe mos të trajtohet asnjë kërkesë e qeverisë. Propozimi i PDK-së është projekt rezolutë dhe është një rekomandim. Ajo çka është e rëndësishme është se qeveria tash ka miratuar pakon emergjente. Përkundër të gjithave qeveria është e përkushtuar që secili vendim të jetë në mbështetje të qytetarëve”.

Ajo ka thënë që PKD dhe LDK-ja kanë bashkëpunuar që të mos i përkrahin masat e qeverisë.

“Qeveria do të jetë në krahë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)