Kamishi e padit Haki Abazin: Paratë e fituara do t’i investojë në WC publike

  • 10 April 2020 - 19:21
Kamishi e padit Haki Abazin: Paratë e fituara do t’i investojë në WC publike

Bekim Haxhiu ka paditur zv. kryeministrin në detyrë Haki Abazin për shpifje, rreth studimeve të Haxhiut, për të cilat Abazi kishte thënë se i ka marrë diplomat në Pakistan.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Bekim Haxhiu, në një lidhje direkte, i ka reaguar zëvendës kryeministrit, Haki Abazit, diplomat e Univeristetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës.

Mirëpo, as pas kësaj Abazi nuk ka kërkuar falje dhe kështu Haxhiu ka ngritur edhe zyrtarisht padi ndaj zv.kryeminsitri në detyrë.

Edhe pse unë i’a dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij, kështu që sot kam ngrit padi ndaj tij për shpifje”, ka shkruar Haxhiu, krahas padisë që e ka publikuar në rrjetet sociale.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht kam ngrit Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi për shpifjen e tij, se gjoja unë kam diplomë nga Karachi i Pakistanit. Edhe pse unë i’a dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij, kështu që sot kam ngrit padi ndaj tij për shpifje. Kush do që mundohet të përçmoj vlerat e mia me shpifje e linçime do t’i padis në Gjykatë. Shihemi në gjyq, Haki Abazi! P.S. Shumën e mjeteve që do t’i përfitoj nga shpifja e Haki Abazit do ta investoj në ËC publike në qytetet e Kosovës.

(Kosova Sot Online)