Foshnja katër ditëshe bëhet viktima më e re e koronavirusit

  • 10 April 2020 - 19:36
Foshnja katër ditëshe bëhet viktima më e re e koronavirusit

Një foshnje, e cila nuk është identifikuar, ka vdekur në qytetin Natal pasi kishte lind para kohe në orët e hershme të 3 prillit, njoftuan autoritetet në Brazil.

Foshnja, kishte lindur para kohe derisa nëna vuante nga një numër problemesh shëndetësore.

Mediat lokale thanë se e ëma është me diabet dhe vuan nga obeziteti, hipertensioni dhe probleme tjera.

Pas lindjes, foshnja vuajti nga problemet respiratorë dhe ishte në intensivë.

Derisa foshnja u testua pozitiv në koronavirus, zyrtarët shëndetësor thanë se po hetojnë nëse Covid-19 ishte shkaku kryesor i vdekjes.

(Kosova Sot Online)