Shtëpia e Bardhë e akuzon “Zërin e Amerikës” për përkrahje të propagandës së Kinës

  • 11 April 2020 - 10:17
Shtëpia e Bardhë e akuzon “Zërin e Amerikës” për përkrahje të propagandës së Kinës

Mediumi amerikan që financohet nga fondet publike, “Zëri i Amerikës”, është kritikuar nga Shtëpia e Bardhë se po e promovon propagandën e jashtme të Kinës në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, administrata e presidentit Donald Trump pretendoi se “Zëri i Amerikës” e përhapi mesazhin e Pekinit duke e publikuar një video të festimeve për fundin e masave të koronavirusit në Ëuhan dhe duke e vënë në pah faktin që Shtetet e Bashkuara e kanë kaluar Kinën me numër të viktimave.

“Zëri i Amerikës shumë shpesh flet për armiqtë e Amerikës e jo qytetarët e saj. Gazetarët duhet t’i raportojnë faktet, por në vend të kësaj, Zëri i Amerikës e forcuar propagandën e Pekinit”, thuhet në deklaratë.

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”, Amanda Bennett, u kundërpërgjigj ndaj këtyre kritikave, duke thënë se mediumi që ajo e drejton ka raportuar edhe për përpjekjet e Kinës për ta fshehur përhapjen e koronavirusit, shkruan “The Guardian”.

Ndryshe, në Shtetet e Bashkuara janë shënuar mbi 18 mijë viktima të koronavirusit, ndërsa në Kinë vetëm rreth 3 mijë, ndonëse dyshohet se kjo shifër mund të ketë qenë më e lartë.

(Kosova Sot Online)