18 persona me Koronavirus në Ferizaj- Aliu kërkon materiale shëndetësore shtesë!

  • 11 April 2020 - 10:20
18 persona me Koronavirus në Ferizaj- Aliu kërkon materiale shëndetësore shtesë!

Në komunën e Ferizajt dje 18 persona kanë rezultuar të infektuar me virusin COVID-19.

I pari i kësaj komune ka thënë se po bëjnë çdo gjë për ta mbajtur situatën nën kontroll, ndërkohë theksonse QKMF-të nuk janë mjaftueshëm të pajisura me materiale shëndetësore.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu konsideron se janë marrë masat e nevojshme si nivel lokal, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, sipas tij, nuk është e mjaftueshme kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orar të caktuar.

Tashmë ai thekson se kanë marrë vendim që asnjë shërbim në administratën komunale të mos bëhet pa masa mbrojtëse. Ndër të tjera, ai thotë se QKMF-të në Ferizaj nuk janë mjaftueshëm të pajisura me materiale shëndetësore.

Ai flet edhe për personin që ka vdekur në regjionin e Ferizajt.

Agim Aliu thotë se po bëhet një numr i vogël i testimeve në nivel vendi, por edhe në Ferizaj.

Marrë parasysh masat të marra, bizneset tash e sa kohë janë mbyllur, për këtë Aliu thotë se komuna që ai udhëheq është më kontribut dhënësja për arkën e shtetit. Ai kërkon që në seancën e cila do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, pakoja fiskale të përkrahë më shumë komunitetin e bizneseve.

(Kosova Sot Online)