Shkencëtarët gjermanë: Vetëm 6 për qind e të infektuarve me koronavirus mund të jenë identifikuar

  • 11 April 2020 - 13:39
Shkencëtarët gjermanë: Vetëm 6 për qind e të infektuarve me koronavirus mund të jenë identifikuar

Sipas një raporti të Universitetit të Gottingenit, numri zyrtar i të infektuarve me koronavirus në mbarë botën është shumë më i vogël se shifra e vërtetë.

Dr.Christina Bommer dhe profesori Sebastian Vollmer nga Universiteti i Gottingenit i kanë përdorur vlerësimet për vdekshmërinë nga Covid-19 dhe kohnë deri në fatalitet nga një studim tjetër për ta testuar cilësinë e të dhënave zyrtare.

Sipas rezultatit të tyre, shtetet i kanë zbuluar vetëm rreth 6 për qind të të infektuarve me koronavirus dhe numri i vërtetë i të prekurve në mbarë botën mund të shkojë në dhjetëra milionë njerëz.

Testet e pamjaftueshme dhe mungesa e tyre mund të jenë shpjegim pse disa vende evropiane, si Spanja dhe Italia, po shënojnë shifra shumë më të larta se Gjermania.

Në anën tjetër, duket se Koreja Jugore ka arritur t’i zbulojë gati 50 për qind të të infektuarve me koronavirus për shkak të testimit masiv të popullsisë. Autorët e këtij hulumtimi besojnë se Gjermania më 31 mars i ka pasur 460 mijë persona të infektuar.

(Kosova Sot Online)