Tragjedi e dyfishtë në familje/ Vajza humb jetën papritur gjatë funeralit të nënës së saj që vdiq nga koronavirusi

  • 11 April 2020 - 22:32
Tragjedi e dyfishtë në familje/ Vajza humb jetën papritur gjatë funeralit të nënës së saj që vdiq nga koronavirusi

Një grua ka humbur jetën papritur gjatë funeralit të nënës së saj, e cila vdiq nga koronavirusi. Gruaja britanike raportohet se vdiq nga një atak në zemër.

Laura Richards filloi të kishte dhimbje në kraharor ndërsa varroste nënën e saj Julie Murphy 63 vjeçare në Atherstone Cemetery në Warwickshire.

Motra e 32 vjeçares, Lisa Green tha se ajo, bashkëshorti i saj dhe motra tjetër Kelly Murphy u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar për ta mbajtur gjallë ndërsa vinin mjekët por nuk mundën.

Pavarësisht përpjekjeve Richards, e cila kishte probleme shëndetësore, u shpall e vdekur në spital.

Image

(Kosova Sot Online)