Kryetari Tahiri: 19 teste për Covid-19 të qytetarëve të Vushtrrisë dolën negative

  • 16 April 2020 - 21:38
Kryetari Tahiri: 19 teste për Covid-19 të qytetarëve të Vushtrrisë dolën negative

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se të gjitha testet e kryera sot, të qytetarëve të Vushtrrisë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për Covid-19 kanë rezultuar negative.

“Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negative”.

Më tutje, Tahiri bëri thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negativ
Pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus

(Kosova Sot Online)